Premte, 29 Gusht 2008 23:29:32

Lexoni versionin Print

Bashkia, aksion për rikonstruksionin e çerdheve

Rehabilitimi i 3 çerdheve në kryeqytet ka përfunduar duke sjellë shërbim cilësor për fëmijët. Përkatësisht, çerdhet Nr.10, Nr.35 dhe Nr.8, si pjesë e prioriteteve që Bashkia e Tiranës

Shekulli
Merkure, 09 Janar 2008 11:53:00

Rehabilitimi i 3 çerdheve në kryeqytet ka përfunduar duke sjellë shërbim cilësor për fëmijët. Përkatësisht, çerdhet Nr.10, Nr.35 dhe Nr.8, si pjesë e prioriteteve që Bashkia e Tiranës, tashmë me një fytyrë të re, ofrojnë një shërbimi cilësor për mirërritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Gjatë vizitës në Çerdhen Nr.10, kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha se kjo çerdhe e re, në zinxhirin e ndërtimeve dhe rindërtimeve të reja për infrastrukturën parashkollore, është një shpresë e re dhe një mundësi e re për prindërit dhe vogëlushët e kësaj zone. "Sot, në këtë infrastrukturë të re, vogëlushët gjejnë një shërbim të standardeve evropiane dhe kushteve evropiane.

Është fatkeqësi e madhe që një Qeveri me një qeverisje kombëtare, tërësisht larg realitetit dhe shëmbëlltyrë e politikës së vjetër, nuk arrin të kuptojë se sa shumë më tepër mund dhe duhet bërë për t'i dhënë pushtetit vendor instrumente që të jetë edhe më pranë njerëzve. Por shumë shpejt edhe kjo do të ndryshojë",- pohon Rama. Ndërkohë burime zyrtare të Bashkisë së Tiranës pohojnë se ky rikonstruksion dhe shtimi i mjediseve ekzistuese në Çerdhen 10, me një vlerë prej 26.294.310 lekësh, ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e godinës, përfshirë këtu edhe sistemin qendror të ngrohjes, kuzhinë, sallat e ngrënies, si dhe pajisjen e tyre sipas standardeve bashkëkohore. "Në vijim të përmirësimit dhe standardizimit të shërbimit edukativ dhe psiko-social, janë krijuar dhomat e veçanta për mjekun, punonjësin social, salla për trajnimin e prindërve dhe lojërave për fëmijët. Çerdhja është pajisur me lojëra dhe mjete didaktike për realizimin e procesit edukativ",- pohojnë burime zyrtare të bashkisë së Tiranës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML