Shtune, 30 Gusht 2008 06:47:18

Lexoni versionin Print

Sykja: Të ringjallim Akademinë e Arteve

Profesor Bujar Sykja kandidati për Rektor në Akademinë e Arteve

Premte, 04 Janar 2008 11:32:00

Profesor Bujar Sykja kandidati për Rektor në Akademinë e Arteve

"Akademia e Arteve nuk meriton të katandiset në këtë pikë. Atë duhet ta ringjallim". Këtu konsiston edhe platforma që ka hedhur kandidati për Rektor të Akademisë së Arteve, Bujar Sykja. Këtë reformë Sykja ka menduar ta fillojë me caktimin e Statusit të Akademisë, ku në thelb do të këtë përpunimin e ideve dhe politikave kulturore. Nxjerrja e elitave, sipas Bujar Sykjas, nga Akademia e Arteve do të jetë pikë referimi për gjithë ata të rinj të talentuar që kanë dëshirë të përfshihen në rrugën e artit. "Me stafin tim kemi gati projektin për ngritjen e një qendre audio-vizuale, që më pas do të kthehet në një bërthamë produksioni e post-produksioni radioteleviziv, në mënyrë që studentët dhe pedagogët tanë të jenë të pranishëm në jetën kulturore e artistike të vendit",- u shpreh Sykja. Më tej, profesori i Arteve ka vënë në dukje se, për dhjetë vjet nuk është bërë asnjë investim themelor. "Mungon rrjetin informatik, instrumentet, godinat, pra nuk është bërë as edhe një investim në ripërtëritjen e studiove",- tha kandidati për Rektor të Arteve. Duke i renditur një nga një problemet që ka Akademia, Sykja ka theksoi se, "unë e kam të qartë se çfarë mund të bëhet. Që këtë vit do të mblidhen propozimet për investime nga të gjitha fakultetet dhe do të shoshiten në Këshillin e Administrimit. Këto investime do të synojnë në përmirësimin rrënjësor të sallave, atelieve, instrumenteve dhe ambienteve. Ndërsa urgjentisht do të fillojë ndërtimi i rrjetit të informatizimit të Akademisë, në mënyrë që në çdo zyrë pedagogu të ketë internet dhe paralelisht me këtë, do të ndërtoj me ndihmën e donatorëve sallën e kompjuterizuar të studentëve",- tha Bujar Sykja.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML