Shtune, 30 Gusht 2008 06:50:49

Lexoni versionin Print

Pollo, forumeve partiake: Zgjedhjet, shans për ju

Pjesëmarrja masive e studentëve në zgjedhjet e universiteteve do të jetë shans për të ngjitur hapat e karrierës. Kështu është shprehur

Shtune, 29 Dhjetor 2007 12:20:00

Pjesëmarrja masive e studentëve në zgjedhjet e universiteteve do të jetë shans për të ngjitur hapat e karrierës. Kështu është shprehur ministri i Arsimit, Genc Pollo, me forumet rinore të partive kryesore të vendit. Ministri Pollo i ka bërë thirrje studentëve se, "është shumë e rëndësishme, që të tërë ata që kanë të drejtë votimi të përfshihen në vendimmarrje". Ai i ka kujtuar drejtuesve të forumeve të partive se, me 10 janar do të kryhen zgjedhjet për rektorë, dekanë, drejtues të tjerë të universiteteve dhe organet drejtuese dhe studentët, për herë të parë, kanë të drejtën për të votuar të gjithë, por sipas ligjit të Arsimit të Lartë, vota e tyre do të koeficientohet me 20%. Sipas kreu të Arsimit, këtë vit, për herë të parë, në zgjedhje përfshihen të gjithë studentët. Ai i ka kërkuar më tej që të marrin pjesë në votime dhe të mos tregohen indiferentë apo mospjesëmarrës në votime. Kreu i dikasterit të Arsimit i ka premtuar drejtuesve të forumeve se angazhimin e tyre nuk e sheh një politizim të këtij procesi. "Përmes jush do të rrisim standardet e zgjedhjeve në universitetet tona",- tha Pollo, duke vlerësuar më tej rolin që mund të luajnë ata duke qenë aktivë. "Sot është momenti të jeni aktivë, duke marrë pjesë dhe duke hedhur votën për personin e duhur, në datën 10 janar",- u shpreh Pollo. Sipas tij, forumet rinore të partive politike kanë një rol legjitim për të luajtur në këtë proces, për të nxitur pjesëmarrjen, informimin, vendimmarrjen për të përcaktuar të ardhmen e universiteteve tona. Gjatë këtij takimi, forumet rinore, të cilët në pjesën më të madhe janë studentë, ranë dakord të jenë më aktivë në informimin e gjithë bashkëmoshatarëve të tyre për zgjedhjet dhe pjesë marrjen në to në universitetet e Tiranës, ku vetë këta të rinj studiojnë, por edhe në universitetet e rretheve me anën e përfaqësuesve të tyre në to.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML