Premte, 22 Gusht 2008 01:10:58
    

Lexoni versionin Print

MASH: Diplomat shqiptare njësoj si ato evropiane

Sipas ministrit të arsimit, Pollo, sistemi aktual i arsimit shpesh nuk ofron kualifikimet e kërkuara

I.Kurtaj
Premte, 28 Dhjetor 2007 11:13:00

Sipas ministrit të arsimit, Pollo, sistemi aktual i arsimit shpesh nuk ofron kualifikimet e kërkuara

Sistemi aktual i arsimit shpesh nuk ofron kualifikimet e kërkuara, ashtu siç ndodh që diplomat ose certifikatat të kenë vlera të ndryshme, në shkolla të ndryshme. Kështu është shprehur ministri i Arsimit, Genc Pollo, gjatë prezantimit të projektin "Shqipëria me Kornizë Kombëtare të Kualifikimeve" në një seminar informues me drejtorët e Drejtorive Arsimore dhe përfaqësues të universiteteve dhe të arsimit të mesëm. Për të ndryshuar këtë situatë Pollo ka prezantuar këtë Kornizë ku të gjithë nxënësit, studentët dhe kursantët, për çdo profil dhe çdo nivel, për të marrë më tej një dëftesë, diplomë apo certifikatë do t'i nënshtrohen testimit të kualifikimit. "Me anë të këtij sistemi do të dimë që dëftesa e një auto-mekaniku në Korçë ose në Tiranë, do të jetë e njëjtë në vlerë e cilësi me një dëftesë auto-mekaniku në Londër apo diku tjetër në Evropë",- vlerësoi Pollo. Sipas tij, nëpërmjet procedurave të reja për vlerësimin, provimet dhe testimet, Korniza synon t'i kthejë sistemit arsimor objektivitetin e shumë-diskutuar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve, studentëve dhe kursantëve. "Korniza shërben si një sistem i cili kontrollon cilësinë e shkollave, ose më saktësisht nëse këto shkolla do të jenë në gjendje të ndihmojnë nxënësit, studentët dhe kursantët të arrijnë standardet e përcaktuara",- tha Pollo. Më tej, kreu i dikasterit të Arsimit, theksoi se përmes kësaj kornize synohet që Shqipëria të jetë plotësisht në linjë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë sistemit të arsimit dhe formimit në Shqipëri, të jetë i krahasueshëm më shumicën e sistemeve në Evropë. Kjo, sipas Pollos, nënkuptohet me njohjen e diplomave shqiptare në Evropë. "Ky projekt vjen në një moment shumë pozitiv reformash edhe në kornizat e kualifikimeve të vendeve të tjera të Evropës",- shpjegoi Pollo. Korniza përfshin një sistem të mbledhjes dhe transferimit të krediteve. Përmes këtij sistemi kreditesh që përputhet me Sistemin Evropian të Krediteve nxënësit/studentët/kursantët do të jenë në gjendje të mbledhin kredite që do t'i mundësojnë kalimin nga një tip shkollimi në një tjetër apo nga një vend, në një tjetër. Ky projekt do të realizohet nga Qeveria Shqiptare, me mbështetjen e Projektit CARDS AFP të Bashkimit Evropian.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Studente ne Fakultetin e Histori-Filologjise

Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML