Shtune, 30 Gusht 2008 06:42:44

Lexoni versionin Print

Marrëveshja, tekste me gjysmë çmimi për arsimin bazë jopublik

Tekste me gjysmë çmimi, edhe për nxënësit që ndjekin arsimin bazë 9-vjeçar jopublik. Ministria e Arsimit dhe e Shkencave ka shtrënguar duart me sindikatat e Arsimit, duke i ofruar një lajm të mirë familjeve të nxënësve që kanë zgjedhur të edukohen jo në sistemin arsimor publik, por në atë privat.

Dritan Laci
Marte, 22 Korrik 2008 08:25:00

 

MASH dhe sindikatat e Arsimit, vendosin të mos diskriminojnë nxënësit në arsimin privat

Nuk është vendosur ende se sa do të jetë kompensimi për shkollat private, pritet vendimi i Ministrisë së Financave

Tekste me gjysmë çmimi, edhe për nxënësit që ndjekin arsimin bazë 9-vjeçar jopublik. Ministria e Arsimit dhe e Shkencave ka shtrënguar duart me sindikatat e Arsimit, duke i ofruar një lajm të mirë familjeve të nxënësve që kanë zgjedhur të edukohen jo në sistemin arsimor publik, por në atë privat. Gjithçka, sipas marrëveshjes së fundit të arritur, do të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor. Deri më tani, nxënësit që marrin mësime në arsimin jopublik, janë parë me syrin e fëmijëve që vijnë nga familje të kamura, e që për këtë arsye, nuk është parë e nevojshme të përfitojnë nga politikat sociale që ofron shteti. Në arsimin bazë jopublik, sot mësojnë rreth 30 mijë nxënës, pjesa më e madhe e të cilëve marrin dije në qytetin e Tiranës dhe te Fierit, aty ku janë të përqendruara edhe numri më i lartë i shkollave jopublike, si në arsimin bazë 9-vjeçar ashtu edhe në atë të mesëm.

Marrëveshja për kompensimin e teksteve shkollore në arsimin jopublik të detyrueshëm, është arritur gjatë takimit të djeshëm midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave të Arsimit, të cilat prej disa kohësh kërkojnë më shumë vëmendje ndaj arsimit bazë. I pranishëm në takimin e organizuar, ministri i Arsimit, Genc Pollo u shpreh ndër të tjera se: “Është detyrim kushtetues që fëmijët të përfundojnë provimet e lirimit në mbyllje të arsimit bazë, tashmë 9-vjeçar, dhe ne duhet të bëjmë çmos, me mundësitë që kemi, me mjete buxhetore, me resurset njerëzore, me çdo gjë tjetër që ka në dispozicion MASH-i, por edhe shoqëria, të kujdesemi që arsimi bazë të përqafohet sa më mirë, nga të gjitha shtresat dhe grupmoshat përkatëse”. Instrumenti, janë shprehur të pranishmit, për ta bërë sa më të afrueshëm arsimin bazë me nxënësit, është kompensimi i librit shkollor për të gjithë nxënësit në arsimin e detyrueshëm, pa i ndarë ata në publik apo jo publik. Për këtë arsye, ashtu sikurse është bërë e ditur, ditë më parë është rënë dakord midis palëve që i gjithë kompensimi të kalojë në arsimin 9-vjeçar. “Ne jemi dakord, siç bëmë në vitin 2006, që këtë shumë ta drejtojmë tek arsimi bazë, i cili tashmë që kalon nga 8 në 9-vjeçar, vërtet përfshin një grup më të madh nxënësish, pra nxënës që për arsye të ndryshme arsimore dhe sociale, përveç të tjerave, u takon të ndiejnë një mbështetje edhe më të madhe nga shteti. Unë do të dëshiroja të diskutonim bashkë dy çështje në këtë takim: Ne do t’i përmbahemi parimit të barazisë, arsimi është arsim, në kuptimin që përçon dije, njohuri dhe shprehi dhe nuk ka rëndësi nëse ofruesi i arsimit është publik apo privat”. “Në këtë aspekt,- u shpreh më tej ministri i Arsimit,- duhet t’i trajtojmë, nxënësit që mësojnë në institucionet e arsimit të detyrueshëm jopublik, në mënyrë të barabartë”.

Në një linjë mendimi me Ministrinë e Arsimit, kanë qenë edhe përfaqësuesit e grupeve të interesit. Ata janë shprehur dakord për përqendrimin e kompensimit të librave në arsimin e detyrueshëm dhe mosdiskriminimin në këtë fushë për sektorin privat, ku mësojnë 4.3 për qind e nxënësve në të gjithë Republikën. Çështja nëse shkollat bazë 9-vjeçare do të përfitojnë kompensimin e librit shkollor njëlloj si ato publike, është caktuar të shqyrtohet në tryezat e punës që do të organizohen në ditët në vazhdim. Lidhur mbi skemën e kompensimit të teksteve shkollore, MASH pritet të bëjë publik qëndrimin final, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe aktet financiare, ndërkohë që njëkohësisht do të punohet për modalitetet e përkrahjes së shtuar për sistemin arsimor parashkollor.

Këtë vit, fondi për kompensimin e librit shkollor, në favor të arsimit bazë 9-vjeçar, do të jetë 2.8 milionë euro. Ky është një fond që parashikohet çdo vit në buxhetin e shtetit, për kompensimin e librit shkollor, i cili shpërndahet sipas një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë të Arsimit dhe asaj të Financave.

Qëllimi, në këtë rast, është mbështetja financiare e përdoruesve, pra nxënësve dhe prindërve, me qëllim zvogëlimin e kostos së librave shkollorë që blen çdo familje në fillimin e vitit të ri shkollor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML