Sipas specialistëve, faza përfundimtare e regjistrimit ka sjellë ngjitje në preferencë të kandidatëve dhe fitues nga humbësit e regjistrimit paraprak
Faza e regjistrimit përfundimtar nxjerr në pah disa konkluzione në lidhje me fituesit e universiteteve të cilët janë në favor të kandidatëve për studentë. Kështu, burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se vitin e kaluar, lista e kandidatëve fitues të regjistrimit përfundimtar tregoi se të gjithë kandidatët që kishin fituar në preferencën e tyre të parë, mbeten po aty fitues. Pra, sipas parimit Meritë-Preferencë asnjë kandidat nuk zbret në preferencë. Gjithashtu, kjo fazë tregoi se shumica e fituesve në preferenca të tjera, mbeten fitues në po ato preferenca ku ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak. “Një pjesë e fituesve, në sajë të vendeve bosh nga mosregjistrimi në fazën e parë, u ngjitën në preferencë, p.sh., nëse në regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues në degën e shtatë, u ngjitën në preferencën e gjashtë apo të pestë”,- pohojnë specialistët e Arsimit. Sipas tyre, pati nga ata kandidatë që nuk ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak dhe u shpallën fitues në regjistrimin përfundimtar falë vendeve bosh të lëna nga regjistrimet e para.
Pse regjistrimet me dy faza?
1- Shumë maturantë të regjistruar për në IAL tona publike, të shpallur fitues gjatë fazës paraprake, vendosin të konkurrojnë për studime jashtë vendit dhe largohen.
2- Kandidatë të tjerë të regjistruar për në IAL tona publike, vendosin të ndjekin studime në universitete private.
3- Kandidatë të tjerë nuk dëshirojnë më të vazhdojnë studimet e larta.
4- Të gjithë këta kandidatë lënë kuota vakante (vende bosh) të cilat plotësohen nga kandidatë të tjerë.
5-Pikërisht për të marrë këtë informacion dhe për të evituar bllokimin e kuotave, kërkohet regjistrimi paraprak.
6-Pas marrjes së këtij informacioni, hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar paraprakisht brenda afatit kohor të përcaktuar.
7- Në të dyja rastet, njoftimin se në cilën preferencë apo program studimi ka dalë fitues, maturanti e merr në shkollën e tij të mesme.
Avantazhet që dalin nga regjistrimi përfundimtar
1- Të gjithë kandidatët që kishin fituar në preferencën e tyre të parë, mbeten po aty fitues. Pra, sipas parimit Meritë-Preferencë asnjë kandidat nuk zbret në preferencë.
2- Shumica e fituesve në preferenca të tjera, mbeten fitues në po ato preferenca ku ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak.
3- Një pjesë e fituesve, në sajë të vendeve bosh nga mosregjistrimi në fazën e parë, u ngjitën në preferencë, p.sh., nëse në regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues në degën e shtatë, u ngjitën në preferencën e gjashtë apo të pestë.
4-Pati nga ata kandidatë që nuk ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak dhe u shpallën fitues në regjistrimin përfundimtar falë vendeve bosh të lëna nga regjistrimet e para.