Shtune, 06 Shtator 2008 01:59:51

Lexoni versionin Print

Matura Shtetërore, provimi i Letërsisë, përgjigjet brenda 10 ditëve

Tashmë nuk ka më kohë! Gongu ka rënë. Ora 10 e mëngjesit të sotëm, do të tregojë përfundimisht të zotët dhe të pazotët, ata që kanë derdhur djersë dhe ata që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vegjetuar, në pritje të një note lëmoshe nga mësuesit. Kush ka mësuar, ka rastin më të mirë të tregojë sot se sa vlen, kush nuk e ka bërë një gjë të tillë, kur të niset nga shtëpia, të mos harrojë të marrë edhe fatin me vete.

Dritan Laci
Hene, 09 Qershor 2008 09:03:00

 

Provimet me detyrim, zhvillohet sot testimi në Gjuhë-Letërsi. 33 mijë maturantë masin njohuritë

Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Procesi i vlerësimit, nis nga dita e nesërme dhe zgjat një javë

Tashmë nuk ka më kohë! Gongu ka rënë. Ora 10 e mëngjesit të sotëm, do të tregojë përfundimisht të zotët dhe të pazotët, ata që kanë derdhur djersë dhe ata që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vegjetuar, në pritje të një note lëmoshe nga mësuesit. Kush ka mësuar, ka rastin më të mirë të tregojë sot se sa vlen, kush nuk e ka bërë një gjë të tillë, kur të niset nga shtëpia, të mos harrojë të marrë edhe fatin me vete. Për 33 mijë maturantë anekënd vendit, dita e sotme do të jetë guri i fundit i rëndë në kapitullin e gjatë të shkollës së mesme. Në dy orë e 30 minuta, ata do të shprehin në testet e formuluara nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të gjitha njohuritë që kanë fituar përgjatë katër viteve të shkollës, në lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë.

***

Provimi me detyrim në lëndën e Gjuhë-Letërsisë, do të nisë saktësisht në orën 10:00 të ditës së sotme. Për të vëzhguar këtë proces, Drejtoritë Arsimore Rajonale do të angazhojnë afro 2 mijë administratorë, nga të cilët 250 do të jenë vetëm në kryeqytet. Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë maturë, lënda e Gjuhës do të jetë bazë në provimet me detyrim. Sikurse është thënë edhe nga specialistët e arsimit, edhe këtë vit, masat në provimet e Maturës do të jenë të rrepta. Në ndryshim nga maturat e shkuara, nxënësit që kapen duke kopjuar, nuk do të humbasim më një vit shkollor, pra sezonin aktual, por edhe vitin pasardhës. Në rast të konstatimit të shkeljeve, maturantët e kapur në gabim nga administratorët, do të duhet t’i japin provimet e pjekurisë sipas llogaritjes së bërë në Maturën Shtetërore në vitin 2010. Masa të rënda në provimet e Maturës Shtetërore do të ketë edhe për mësuesit administratorë. Nëse në maturat e kaluara për këta mësues është marrë vetëm masa e pezullimit të përkohshëm nga detyra, për këtë sezon provimesh është menduar që për mësuesit, të cilët neglizhojnë në procesin e administrimit të provimeve, të merret masa shkarkim nga puna. Krahas mësuesve të vendosur në klasat ku do të zhvillohet provimi, Drejtoritë Arsimore Rajonale kanë menduar që në çdo kat shkolle, të jetë i përqendruar edhe një vëzhgues i cili do kontrollojë në vijimësi punën e administratorëve.

***

Shpërndarja e testeve të provimit të parë të detyrueshëm, në lëndën e Gjuhë-Letërsisë, nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve në drejtim të Drejtorive Arsimore Rajonale, ka nisur të kryhet gjatë mbrëmjes të së dielës. Kjo shpërndarje është bërë në bazë të një grafiku të caktuar, ku të parat që kanë tërhequr testet e provimit, kanë qenë zonat e thella, kjo edhe për shkak të pozicionit të largët gjeografik që ato kanë me kryeqytetin. Për të ruajtur fshehtësinë e testeve, automjetet e vëna në dispozicion të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve, për shpërndarjen e materialit të provimeve, janë shoqëruar përgjatë gjithë rrugës së tyre nga automjetet e Policisë së Shtetit. Siç u theksua edhe në hyrje të shkrimit, provimi i parë me detyrim do të nisë më orën 10, ku nxënësit që do t’i nënshtrohen këtij provimi, do të duhen të paraqiten në shkollën ku është caktuar në orarin e përcaktuar. Çdo maturant që merr pjesë në provimet e Maturës, duhet të ketë me vete, mjet identifikimi, certifikatë personale ose pasaportë, pasi, në rast të kundërt, rrezikon të humbasë shansin për të marrë pjesë në provim.

***

Po sot, fill pas përfundimit të provimit të parë me detyrim, testet e plotësuara nga maturantët do të marrin udhën për t’u kthyer në kryeqytet. Specialistë të arsimit informojnë se fillimisht, testet do të grumbullohen në ambientet e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe vetëm pas këtij procesi, ato do të kalojnë po në masa të forta sigurie, në ambientet e shkollës “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet, ku do të bëhet edhe vlerësimi i tyre. Sipas burimeve nga MASH, në procesin e vlerësimit të testeve do të jenë të angazhuar rreth 200 specialistë, nga më të mirët e fushës. Duke qenë se testi do të jetë i formuluar si me pyetje me alternativa, ashtu edhe me zhvillim, mendohet që kohëzgjatja e vlerësimit të testeve të jetë 1 javë. Për këtë arsye, specialistët shprehen se do të duhet të paktën 12 ditë për të shpallur rezultatet finale për secilin nga pjesëmarrësit në provim. Diçka më herët mendohet të jetë publikimi i përgjigjeve të kërkesave të testit të Gjuhë-Letërsisë. Siç edhe është bërë traditë gjatë viteve të fundit, testi i zbardhur do të jetë në duart e maturantëve që nga dita e mërkurë.

Maturantët, D2 një javë pushim për Matematikën

Maturantët nuk është se do të kenë shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur. Menjëherë pas përfundimit të provimit të parë me detyrim në Gjuhë dhe Letërsi, ata duhet të nisin përgatitjen për një tjetër provë të vështirë, e cila mbyll kapitullin e provimeve me detyrim. Më datë 17 Qershor, maturantët, do të ulen sërish në bankat e shkollës, për të dhënë provimin e dytë me detyrim D2 në lëndën e Matematikës. Përgjatë kësaj jave, deri në ditën kur do të japin provimin, ata do të jenë nën këshillimin e vazhdueshëm të mësuesve në shkolla. Provimi i Matematikës, do të jetë testimi i fundit për maturantët në lëndët me detyrim. Pas një pushimi të shkurtër, maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta, do të duhet të japin dy lëndë me zgjedhje që do të zhvillohen në një datë të vetme, më datë 10 Korrik.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML