Shtune, 06 Shtator 2008 02:13:19

Lexoni versionin Print

Mësuesit me kontratë, kush del dobët, ulet në detyrë

Reforma në arsimin publik, nuk do të konceptohej dot pa përfshirjen në të edhe të figurës dhe rolit të mësuesit, aq shumë e përfolur në vitet e fundit. Pas debatit të ngritur në shumë drejtori rajonale arsimore, lidhur mbi përmirësimin dhe sistemimin e pozicionit të drejtorit në krye të shkollave, tashmë Ministria e Arsimit dhe Shkencave, ka çelur një tjetër debat, atë të reformimit të procedurave të emërimit dhe shkarkimit të mësuesve në shkollat publike. Deri më sot, këtë të drejtë, e kanë gëzuar Drejtoritë Rajonale

Dritan Laci
Diel, 01 Qershor 2008 08:55:00

 

Reforma në arsim, nga viti i ardhshëm, mësuesit e rinj me kontratë njëvjeçare, me të drejtë ripërtëritjeje

Mësuesit, tani do zgjidhen nga vetë bordi i shkollave, ku vendimmarrës do jenë edhe prindërit

 

Reforma në arsimin publik, nuk do të konceptohej dot pa përfshirjen në të edhe të figurës dhe rolit të mësuesit, aq shumë e përfolur në vitet e fundit. Pas debatit të ngritur në shumë drejtori rajonale arsimore, lidhur mbi përmirësimin dhe sistemimin e pozicionit të drejtorit në krye të shkollave, tashmë Ministria e Arsimit dhe Shkencave, ka çelur një tjetër debat, atë të reformimit të procedurave të emërimit dhe shkarkimit të mësuesve në shkollat publike. Deri më sot, këtë të drejtë, e kanë gëzuar Drejtoritë Rajonale Arsimore, ndërsa me udhëzimin e fundit të ardhur nga MASH, është menduar që emërimi dhe shkarkimi i mësuesve, të jetë kompetencë e shkollave dhe askujt tjetër. Për këtë qëllim, duke nisur nga viti i ardhshëm, në çdo shkollë, si në arsimin e detyruar 9-vjeçar, ashtu edhe në atë të mesëm 3-vjeçar, do të ngrihet një komision i posaçëm, që do të ketë për detyrë të pranojë ose shkarkojë mësuesit nga puna. Megjithëse në letër skema për emërimin dhe shkarkimin e mësuesve duket e thjeshtë, ajo nuk do të jetë e tillë në praktikë. Kjo pasi për të kryer dy proceduarat e mësipërme, do të kërkohet mirëkuptimi i një sërë aktorësh, që do të jenë pjesë e komisionit të shqyrtimit të aplikimeve.

***

Drejtoritë Arsimore Rajonale, do të kenë rol të kufizuar në emërimin dhe shkarkimin e personelit shkollor në arsimin publik. Udhëzimi i fundit i nxjerrë nga Ministria e Arsimit, ia kalon kompetencat e mësipërme, Komisionit të Shqyrtimit të Aplikimeve, i cili kryen funksionet e tij në çdo shkollë të arsimit publik. Komisioni, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, do të drejtohet nga nëndrejtori i shkollës. Në mungesë të tij, detyra për drejtimin e grupit të punës, i kalon automatikisht drejtorit të shkollës. Krahas nëndrejtorit, komisioni do të ketë në përbërje të tij edhe kryetarin e bordit të shkollës. Kryetari i bordit, ka të drejtë që në mungesë të tij, të drejtën për të qenë përfaqësues i bordit, ia kalon njërit anëtar, i cili është prind. Të drejtën e përfaqësimit në Komisionin e Shqyrtimit të Aplikimeve, do ta kenë edhe Drejtoritë Arsimore Rajonale. Ministria e Arsimit, ka vendosur që në përbërje të çdo komisioni, të jetë edhe një specialist i DAR/ZA-ve. Duke parë specifikën e profilit të mësuesit, në komision është vendosur që shkolla të përfaqësohet edhe nga kryetari i ekipit lëndor si edhe një mësues i lëndës, të cilët do të kenë për detyrë të kalojnë në sitë, përgatitjen e mësuesve që aplikojnë për një vend pune në shkollë.

***

Për të fituar një vend pune në arsimin publik, mësuesit e rinj duhet të paraqesin në drejtorinë e shkollës paketën e aplikimit të përcaktuar nga MASH. Në këtë paketë do të jenë të përfshira dokumente që vërtetojnë përfundimin e studimeve, trajnime të kryera nëse disponon të tilla, si edhe eksperiencë pune, nëse ka një të tillë të shoqëruar me relacion me shkrim nga punëdhënësi i mëparshëm. Të drejtën për të shqyrtuar kërkesat e mbërritura, e ka vetëm Komisioni i Shqyrtimit të Aplikimeve i ngritur në shkollë, i cili përzgjedh midis morisë së alternativave vetëm dy prej tyre. Pas përfundimit të kësaj procedure, komisioni ia kalon dy kandidaturat e përzgjedhura drejtorit të shkollës, i cili pas rishqyrtimit të dokumentacionit emëron vetëm njërën prej tyre. Procedura e mësipërme, do të jetë e vlefshme edhe për përzgjedhjen e personelit në kopshtet publike.

***

Ndryshe nga skema e vjetër e emërimit dhe shkarkimit të personelit shkollor, skema e re e propozuar nga MASH, nuk ia garanton vendin e punës asnjë arsimtari të ri që do të emërohet në arsimin publik parauniversitar dhe atë parashkollor. Çdo arsimtar i emëruar në arsimin publik, duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor, do të nënshkruajë kontratë pune me drejtorin e shkollës, ku është përzgjedhur. Në këtë kontratë, do të jenë të përcaktuara rregulla të qarta, ku vazhdimësia e arsimtarëve do të jetë e varur nga performanca që ata do të kenë në mësimdhënie. Performanca do të merret si bazë nga drejtorët e shkollave, edhe në ripërtëritjen e kontratës. Në këtë rast, drejtori i shkollës, pas mospërtëritjes së kontratës, ka të drejtë të shpallë kërkesë për mësues tjetër. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, sqaron se kjo e drejtë lind vetëm në rastet kur; mësuesi nuk ka diplomën që kërkon vendi i punës, bordi i shkollës propozon shpalljen e kërkesës për një mësues tjetër, mësuesi ka shkelur pika të kontratës si edhe kur arritjet e nxënësve të mësuesit në vlerësimet e jashtme konsiderohen të ulëta. Gjithsesi, udhëzimi shprehet qartë se drejtori shpall kërkesën për marrjen ose jo të një mësuesi në shkollë, vetëm pasi këshillohet me komisionin e shqyrtimit të aplikimeve dhe jo me dëshirë vetëm të tijën. Më pas do të jetë vetë komisioni i cili do të shqyrtojë respektimin ose jo të kontratës nga mësuesi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML