Model testi në Gjuhë-Letërsi, pikët për shkollat e mesme të Përgjithshme, Pedagogjike, Gjuhët e Huaja, Artistike, Sportive dhe kohë të shkurtuar
Data 9 qershor po afron, ashtu sikurse janë shtuar ndjeshëm edhe emocionet te maturantët, të cilët në këtë ditë do të përballen me provën e parë të vërtetë, atë të testimit të njohurive të fituara në 4 vitet e shkollës së mesme. Ashtu sikurse edhe është vendosur në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, Gjuhë-Letërsia do të jetë provimi i parë me detyrim, ku maturantët do të masin nivelin e nxënies. Provimi i parë, që siç theksuam në hyrje të shkrimit do të jetë me datë 9 qershor, do të pasohet një javë më pas me testimin në Matematikë, që mbyll edhe sesionin e parë të provimeve me detyrim. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, gazeta “Shekulli” bën publike në faqet kushtuar arsimit, modelin e Gjuhë-Letërsisë të përdorur gjatë maturës së vitit të kaluar, model në të cilin gjithsecili mund të shikojë skemën e ndërtimit të testit, si edhe pikët për secilin ushtrim të dhënë. Ky model është i vlefshëm si për shkollat e mesme të Përgjithshme ashtu edhe për shkollat e mesme Pedagogjike, Artistike, Sportive, Gjuhëve të Huaja dhe me kohë të shkurtuar. Në bazë të këtij modeli testi dhe pikëve që ndodhen në ushtrim, maturantët mund të llogarisin pikët në të dy linjat e vendosura, si në Gjuhë dhe Letërsi, gjë e cila do t’i ndihmojë për të parë gjendjen dhe mundësinë që kanë për të fituar pikët maksimale në këtë provim.
Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, sesioni I
SHKOLLAT E MESME TË PËRGJITHSHME
PROFILI NATYROR
PJESA I
DRITËRO AGOLLI – “Ora e gurit”
Ky gur është ora që shekujt tregon tek e tek/ Mbi fushën e tij me rrudha prej dheu,
Dikur shënoi: “katërmbëdhjetë shekuj e pesë vjet”,/Kur lindi këtu Skënderbeu.
Në dorë një orë sekondat, minutat dhe orët tregon,/Ky gur i bekuar rrëfen mes rrudhave shekujt./Tik-takun e tij, e dëgjon?/Shënon i rreptë shekujt që zbresin nga mjegujt.
Ky gur është orë që askush s’e kurdis e s’e ngreh,/Vitet e shekujt rrëfen në çaste vyshkje e blerimi;/Vetëm kur lind një tjetër i madh Skënderbe/Tik-taku i tij pushon një çikë në shenjë nderimi.
Për pyetjet 1-5 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë
1. Ç’lloj poezie është kjo? 1 pikë
2. Cilat janë dy fjalët kyç të kësaj poezie? 1 pikë
3. Domethënia e epiteteve i bekuar dhe i rreptë për gurin
lidhet me: 1 pikë
4. Nisur nga konteksti i kësaj poezie guri shënon konceptin
metaforik të: 1 pikë
5. Cili është nënteksti i vargut të parë të strofës së tretë? 1 pikë
6. Shpjego metaforën e gurit përballë rrudhave prej dheu. Ç’shënon secila
prej tyre në këtë poezi? Argumento mendimin tënd. 4 pikë
7. Cila është e veçanta që sjell poeti në portretizimin e figurës së
Skënderbeut? Pse e ka dhënë me fjalë datën e lindjes së Heroit
Kombëtar? 4 pikë
8. Interpreto kuptimin e vargut: Vitet e shekujt rrëfen në çaste vyshkje e
blerimi. Çastet e kujt janë këto? Mbi cilën figurë stilistike e mbështet
interpretimin tënd? 3 pikë
9. Shiko me kujdes emrin mjegujt. Shumësi i kësaj fjale është një thyerje e
normës standarde të gjuhës shqipe. Shkruaj shumësin e rregullt dhe
shpjego arsyen stilistike të kësaj forme të zgjedhur nga autori. 2 pikë
Shumësi: /Shpjegimi:
10. Gjej në poezi një çift antonimesh. 1 pikë
11. Cili është sinonimi i fjalës i rreptë (nisur nga konteksti i poezisë)?
i rreptë 1 pikë
12. Argumento në formë eseje njërin nga variantet e mëposhtme:
A ose B 10 pikë
A. Lexo me vëmendje dy vargjet e fundit të poezisë, ku theksohet ideja e
papërsëritshmërisë së dukurisë me emrin Skënderbe. Motivo mendimin
se pesha emocionale e kësaj poezie kulmohet në to.
B. Individi mund ta ndalë kohën, qoftë edhe për një çast.
PJESA II
VIKTOR HYGO - “Katedralja e Parisit” (fragment)
Për pyetjet 13-17 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së
saktë.
13. Hygo është shkrimtar: 1 pikë
A) ekzistencialist./B) realist./C) romantik./D) simbolist.
14. “Katedralja e Parisit” është roman: 1 pikë
A) epope /B) historic/C) klasik/D) sentimental.
15. Shkaktar i fundit tragjik të Esmeraldës bëhet: 1 pikë
16. E veçanta e stilit të autorit në paraqitjen e atmosferës në
këtë fragment shfaqet në: 1 pikë
17. Indin e këtij romani e përbëjnë situatat: 1 pikë
18. Në ç’vetë është ndërtuar rrëfimi? Ç’raport krijon autori me
personazhet përmes një rrëfimi të tillë? 2 pikë
19. Qëndrimi i Esmeraldës kundrejt Kuazimodos ndryshon
gradualisht. Gjej fazat nëpër të cilat kalon ky ndryshim bashkë
me foljet kyç që e shprehin atë. 4 pikë
20. Zbulo, përgjatë fragmentit, një çift antonimesh që shpreh
kontrastin që ekziston midis dy personazheve. 1 pikë
21. Komento, përmes figurave të stilistikës, gjendjen shpirtërore të
Kuazimodos, në fjalët e tij që përmbyllin këtë fragment?
Ç’mund ta ketë shkaktuar atë? 5 pikë
22. Gjej aforizmin e përdorur në këtë fragment dhe interpretoje
atë duke iu referuar të paktën dy prej parimeve të romantizmit. 3 pikë
PROFILI SHOQËROR, PROFILI I PËRGJITHSHËM
PJESA I
MARTIN CAMAJ - Rrungaja në mars (fragment)
Për pyetjet 1-5 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
1. Në këtë novelë, Camaj vjen si përfaqësues i: 1 pikë
A) ekspresionizmit/B) natyralizmit/C) hermetizmit/D) surrealizmit.
2. Çfarë simbolizon titulli i tregimit? 1 pikë
3. Ç’ka dashur të përcjellë autori përmes kësaj novele? 1 pikë
4. Cila është fatkeqësia më e rëndë për këta njerëz? 1 pikë
5. Jera acarohet me njerëzit, sepse: 1 pikë
6. Çfarë e bën tragjik fatin e Jerës? Gjej në fragmentin e dhënë detaje me të
cilat shfaqet tragjikja në fatin e vajzës dhe të njerëzve që jetojnë në ato
vise (të paktën 2). 3 pikë
7. A mendon se stoicizmi dhe kryeneçësia e Jerës janë brenda psikologjisë
së mjedisit? Argumentoje mendimin me ilustrime nga fragmenti. 3 pikë
8. Pse themi që paralelizmi figurativ ndërmjet natyrës që lulëzohet çdo
mars buzë lumit dhe instinkteve njerëzore të Jerës, e portretizon atë së
brendshmi? 1 pikë
9. Gjej paragrafin ku Jera rizbulon e habitur dhe paksa ironike ligjin e
ripërtëritjes së natyrës. Kujt i drejtohet ironia (vetes, natyrës apo
njerëzve) dhe pse? Ç’figura të tjera stilistike gjen në këtë paragraf (të
paktën dy figura bashkë me ilustrimet përkatëse)? 4 pikë
10. Interpreto nëntekstin që mbartin fjalët e fundit të tregimit. Ndalu te
detajet që vizatojnë sytë që nuk mbylleshin edhe kur flinte. (Ç’është
“diçkaja” që ajo priste?) 2 pikë
11. Gjej dy fjalë të prejardhura, tipike dialektore, që i japin një bukuri të
veçantë gjuhës së Camajt. . 2 pikë
a. _____________ b. __________________
12. Argumento në formë eseje njërin nga variantet e mëposhtme:
A ose B 10 pikë
A. Jeta, vetmia dhe vdekja. Si ndikojnë këto të tria në jetën e personazheve
të kësaj novele? Çfarë ka dashur të thotë Camaj në lidhje me natyrën e
qenies njerëzore?
Ose
B. Vetëm dashuria mund të shkrijë akujt e shpirtit. Nisur nga konteksti i
novelës argumento vlerën e këtij pohimi.
PJESA II
ESKILI – “Koeforet” (fragment)
Për pyetjet 13-17 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së
saktë.
13. Nga e mori Eskili subjektin për tragjedinë? 1 pikë
14. Tragjedia ka në qendër të veprës heronj? 1 pikë
15. Si shfaqet Oresti në këtë fragment? 1 pikë
16. Oresti është kthyer nga mërgimi, sepse? 1 pikë
17. Në këtë tragjedi konflikti tragjik zhvillohet: 1 pikë
18. Cili mund të jetë sipas jush kuptimi i vendosjes së një tufe flokësh nga
Oresti mbi varrin e të atit? 1 pikë
19. Cila është atmosfera që krijon mjedisi dhe koha kur zhvillohet kjo skenë?
Gjej detajet që japin thelbin e kësaj atmosfere. 2 pikë
20. Cili është roli i korit në këtë fragment? A është ai më shumë në
pozicionin e një aktori apo vëzhguesi? Argumento mendimin tënd 2 pikë
21. Cila është e veçanta e ndërtimit sintaksor të vargjeve: “Prej grash që
pikëllueshëm po afrohen/ përzishëm veshur”? Shpjego forcën e
shprehësisë që merr kjo mënyrë ndërtimi. 2 pikë
22. Në këtë fragment indirekt ndihet prania e Klitemnestrës dhe bota e saj e
alarmuar. Çfarë e ka shkaktuar këtë shqetësim? Gjej në fjalët e korit
rrjedhojat e këtij shqetësimi. 2 pikë
23. Në vargjet 26-35 gjej tri detajet dhe interpreto përmes tyre afrinë midis
mënyrës greke të të vajtuarit dhe asaj shqiptare. 4 pikë
24. Kjo tragjedi është përkthyer nga Ismail Kadare. Gjej nga fragmenti një
neologjizëm tipik të tij dhe shpjego mënyrën e formimit. 2 pikë
SHKOLLA E MESME PEDAGOGJIKE
PJESA I
GJUHË SHQIPE
Incidenti ndodhi më 23 dhjetor, në orën 4 pasdite. Ai u zhvillua brenda një
kohe tepër të shkurtër, sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë, por ngjarja ishte
nga ato që kanë aftësinë ta ndajnë kohën më dysh...
...Sa më shumë kalonin orët, aq më i rëndë dukej incidenti. Nata e zmadhoi
trupin e tij në një mënyrë të pabesueshme. Ditët që erdhën më pas,
gjithashtu. Qetësia që pllakosi gjithë atë javë pas tij, në vend që ta shuante, e
rriti edhe më. Në mendjet e të gjithëve përsëriteshin e përsëriteshin, të
ngadalësuara si në kllapi, ato lëvizje kaotike mbi urë. Ato ishin si një skicim
i parë i luftës. Tani ishte e qartë se ajo patrullë s’ishte e rastit. Nga të gjitha
anët vijnë lajme të këqija. Në bazën e Vlorës, në principatën e Topiajve, te
Dukagjinët dhe Kastriotët në Veri, kudo turqit kanë shpërthyer një valë
incidentesh. (Ismail Kadare, “Ura me tri harqe“)
1. Shprehjen frazeologjike sa të hapësh e të mbyllësh sytë zëvendësoje me
një fjalë të vetme sinonime me të. ________________ 1 pikë
2. Gjej një çift antonimesh të përdorura në fragment. 1 pikë
3. Në cilin ndërtim fjala valë është përdorur me kuptimin e parë? 1 pikë
4. Në ç’rasë është emri incidentesh në fjalinë e fundit të
fragmentit? 1 pikë
5. Në ç’shkallë është mbiemri i përdorur në fjalinë: 1 pikë
Ai u zhvillua brenda një kohe tepër të shkurtër...? ______________
6. Në fjalinë: Nga të gjitha anët vijnë lajme të këqija, fjala
të gjitha është: 1 pikë
7. Në ç’mënyrë janë foljet e përdorura në shprehjen frazeologjike sa të
hapësh e të mbyllësh sytë? 1 pikë
8. Në cilin ndërtim folja filloj është përdorur si folje
gjysmëndihmëse? 1 pikë
9. Ktheje fjalinë e mëposhtme në formën joveprore. 1 pikë
Nata e zmadhoi trupin e tij në një mënyrë të pabesueshme.
10. Gjej kryefjalën në fjalinë e mëposhtme dhe trego me se është
shprehur ajo. Nga të gjitha anët vijnë lajme të këqija 2 pikë
a. Kryefjala: ________________ b. Shprehur me:
________________
11. Nënvizo kallëzuesin në fjalinë e mëposhtme dhe trego llojin e tij. 2 pikë
12. Trego funksionin e grupit emëror të nënvizuar në fjalinë
e mëposhtme. 1 pikë
13. Çfarë është grupi emëror i nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë
14. Fjalia: Tani ishte e qartë se ajo patrullë s’ishte e rastit është: 1 pikë
15. Shtoji fjalisë së mëposhtme një pjesë tjetër, në mënyrë që fjalia
të dalë e përbërë me bashkërenditje kundërshtuese. 1 pikë
16. Gjej fjalën e shkruar gabim. 1 pikë
17. Gjej foljen e shkruar gabim. 1 pikë
18. Qarko fjalinë ku është përdorur drejt shkronja e madhe. 1 pikë
PJESA II
FLOBER- “Zonja Bovari” (fragment)
Për pyetjet 1-5 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
1. Cili është, sipas Floberit, qëllimi i veprës letrare? 1 pikë
2. Çfarë nënkupton termi “bovarizëm”? 1 pikë
3. Ç’lloj romani është “Zonja Bovari”? 1 pikë
4. Cila është karakteristika kryesore e personazhit të Emës? 1 pikë
5. Si shfaqet Sharli në vepër? 1 pikë
6. Ndaje fragmentin e dhënë në tri pjesë dhe formulo me një fjali se për
çfarë flet secila prej tyre. 3 pikë
7. Gjej në fragment detaje konkrete që flasin për fantazitë e Emës dhe
vizatojnë karakterin e saj. Bazuar në to, portretizo fare shkurt figurën e
heroinës. 3 pikë
8. Lexo me kujdes pasazhin më poshtë:
Cilat janë dy fjalët-kyç në këtë pasazh, me të cilat jepet natyra e
marrëdhënieve ndërmjet Emës dhe Sharlit? Cila është figura stilistike që
shpreh thelbin e këtij raporti? Shpjego pse Ema e ndien si nevojë të
domosdoshme të ëndërruarit? 3 pikë
9. A na parapërgatit Floberi për një tragjedi të mundshme të mëvonshme?
Arsyeto përgjigjen duke u mbështetur në fragment. 3 pikë
10. Zbulo disa momente ku ironizohen të dy personazhet. Ç’tregon kjo për
stilin e Floberit? 3 pikë
11. Cilat janë shkaqet që ndikuan në formimin e karakterit dhe në fatin e
Emës? A ngjan ajo si jashtë kohës dhe realitetit apo e gjykoni për keq,
ashtu si mjedisi i saj? (Kujto se Floberi luftoi në gjyq për ta mbrojtur të
vërtetën e Emës.) A i tundojnë edhe të rinjtë e sotëm iluzione të tilla për
lumturinë? Argumento mendimin tënd në formën e një eseje. 10 pikë
24. Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, sesioni I
SHKOLLAT E MESME ARTISTIKE, SPORTIVE, GJUHËVE TË
HUAJA, ME KOHË TË SHKURTUAR
PJESA I
EPOSI I KRESHNIKËVE - “Martesa e Halilit” (fragment)
Për pyetjet 1-5 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.
12. Cikli i kreshnikëve bën pjesë në: 1 pikë
13. Vargu i ciklit të kreshnikëve është: 1 pikë
14. Konflikti qendror në këtë cikël është: 1 pikë
15. Cila është figura letrare e përdorur më shumë në të? 1 pikë
16. Pika kulminante e këngës “Martesa e Halilit” është kur: 1 pikë
17. Si shfaqen përmes vargjeve disa veçori zakonore të jetesës së
kreshnikëve? Përmend të paktën dy veçori. 2 pikë
18. Trego ku qëndron trajta paradoksale në vargun: fort po shndrit
nj’aj djell e pak po nxeh! Ç’efekt krijon ajo te lexuesi? 2 pikë
19. Në përshkrimin e natyrës në një ditë të ftohtë dimri, gjej mjetet e
stilistikës (të paktën dy) që japin konceptin hiperbolik të kësaj tabloje
dhe shpjegoji ato. Në ç’raport është natyra me kreshnikët dhe bëmat e
tyre? 5 pikë
20. Gjej në fragment një pyetje retorike dhe shpjego funksionin e saj stilistik.
Trego pse pyetja retorike përdoret shpesh në Eposin tonë (“Ç’a kish ba
ai trimi Gjergj Alia?”). 2 pikë
21. Gjej në vargjet ku përshkruhet ardhja e pranverës (Sa mirë
bjeshka...N’det) detajet që e bëjnë atë reale dhe njëherazi fantastike.
Shkrirja e reales me fantastiken bëhet me qëllim nga rapsodi. Pse? Cili
është mjeti bazë i stilistikës që përftohet nga shkrirja e tyre. Argumentoje
mendimin tënd edhe me ilustrime nga fragmenti. 4 pikë.Matura Shtetërore 2007, Teste
PJESA II
FLOBER: Zonja Bovari - Ëndërrimet e Emës (fragment)
Për pyetjet 11-15 rretho vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së
saktë.
22. Cili është, sipas Floberit, qëllimi i veprës letrare? 1 pikë
23. Çfarë nënkupton termi “bovarizëm”? 1 pikë
24. Ç’lloj romani është “Zonja Bovari”? 1 pikë
25. Cila është karakteristika kryesore e personazhit të Emës? 1 pikë
26. Si shfaqet Sharli në vepër? 1 pikë
27. Ndaje fragmentin e dhënë në tri pjesë dhe formulo me një fjali se për
çfarë flet secila prej tyre. 3 pikë
28. Gjej në fragment detaje konkrete që flasin për fantazitë e Emës dhe
vizatojnë karakterin e saj. Bazuar në to, portretizo fare shkurt figurën e
heroinës. 3 pikë
29. Lexoni me kujdes pasazhin më poshtë:
Cilat janë dy fjalët-kyç në këtë pasazh, me të cilat jepet natyra e
marrëdhënieve ndërmjet Emës dhe Sharlit? Cila është figura stilistike që
shpreh thelbin e këtij raporti? Shpjego pse Ema e ndien si nevojë të
domosdoshme të ëndërruarit? 3 pikë
30. A na parapërgatit Floberi për një tragjedi të mundshme të mëvonshme?
Arsyeto përgjigjen duke u mbështetur në fragment. 3 pikë
31. Zbulo disa momente ku ironizohen të dy personazhet. Ç’tregon kjo për
stilin e Floberit? 3 pikë
32. Cilat janë shkaqet që ndikuan në formimin e karakterit dhe në fatin e
Emës? A ngjan ajo si jashtë kohës dhe realitetit apo e gjykoni për keq,
ashtu si mjedisi i saj? (Kujtoni se Floberi luftoi në gjyq për ta mbrojtur të
vërtetën e Emës.) A i tundojnë edhe të rinjtë e sotëm iluzione të tilla për
lumturinë? 10 pikë