Wed, 23 Jul 2008 23:28:41
    

Lexoni versionin Print

Këshillimi, specialistët e arsimit në rrethe

Pas përfundimit të plotësimit të Formularit A1, maturantët në të gjithë rrethet e vendit, do të jenë përgjatë gjithë muajit maj, deri në fillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, në këshillimin e vazhdueshëm të specialistëve të arsimit. Fushata 30 ditore, e cilësuar si faza e Këshillimit të Karrierës

Dritan Laci
Tue, 06 May 2008 08:31:00

 

Për 30 ditë, specialistët e MASH, do këshillojnë maturantët mbi degët që do përzgjedhin në Formularin A2

Problemet e vitit të kaluar, kanë detyruar ministrinë e Arsimit, të shmangë mësuesit në këshillimin e maturantëve

Pas përfundimit të plotësimit të Formularit A1, maturantët në të gjithë rrethet e vendit, do të jenë përgjatë gjithë muajit maj, deri në fillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, në këshillimin e vazhdueshëm të specialistëve të arsimit. Fushata 30 ditore, e cilësuar si faza e Këshillimit të Karrierës, do t'u japë mundësinë maturantëve të njihen më nga afër me degët ku ata preferojnë të ndjekin studimet. Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencave ka dërguar në rrethe specialistët e saj, të cilët do të merren përgjatë gjithë kësaj kohe me konsultimin e maturantëve. Specialistët e MASH, do të drejtojnë seanca të veçanta me maturantët, duke dhënë udhëzime mbi plotësimin e Formularit A2, ku do të renditen 10 preferencat për ndjekjen e studimeve të larta. Duhet theksuar se shpërndarja e specialistëve të arsimit në rrethe për të kryer konsultimin e maturantëve, ndodh për herë të parë gjatë zhvillimit të Maturës Shtetërore. Kjo masë paraprake është marrë pas problemeve të hasura në vitet e fundit të zhvillimit të maturës, ku shumë maturantë për shkak edhe të njohurive të pakta që dispononin, gabonin në përzgjedhjen e degëve të preferuar gjatë plotësimit të Formularit A2.

***

Formulari A2 do të fillojë të shpërndahet në shkolla vetëm pas zhvillimit të provimeve me detyrim të Maturës Shtetërore. Kjo masë është marrë nga MASH, për t'i dhënë mundësinë maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet e larta të llogarisnin pikët dhe mundësinë reale që ata kanë për të fituar degën e parapëlqyer. Një tjetër arsye e shtyrjes së plotësimit të Formularit A2, pas zhvillimit të provimeve me detyrim, janë edhe problemet e hasura gjatë përfundimit të maturës së kaluar, ku shumë maturantë pretenduan se nuk ishin të informuar lidhur mbi degët. Për të parandaluar këtë fenomen, specialistët e MASH kanë menduar që këtë vit të ndërhyjnë në skemën e Maturës Shtetërore, duke zhvendosur plotësimin e Formularit A2, pas zhvillimit të provimeve me detyrim në muajin qershor. Specialistët e arsimit shprehen se kjo është masë paraprake, pasi llogaritja e plotë e pikëve do të bëhet pas përfundimit të lëndëve me zgjedhje.

***

Përzgjedhja e gabuar e lëndëve, e bazuar jo mbi fuqinë e vërtetë të pikëve, por në dëshirën e maturantëve për të fituar një degë të mirë universitare, bëri që gjatë vitit të kaluar shumë prej tyre të mbeten jashtë studimeve. Kjo sigurisht krijoi kaos te të rinjtë, që për gati një muaj u ngujuan në dyert e Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar të drejtën e studimit. Amullia e krijuar në plotësimin e Formularit A2, ku janë të renditura me radhë degët në fakultete, pati edhe përfituesit e saj. Kështu, shumë maturantë me mesatare të dobët, si pasojë e indiferencës së treguar nga ata me mesatare të lartë, arritën të fitojnë degë të tilla, si ato inxhinierike, çka me të drejtë krijoi shqetësime te drejtuesit e këtij fakulteti, por jo vetëm. Sipas statistikave të publikuara gjatë vitit të kaluar, në degët inxhinierike, mesatarja e studentëve të pranuar në këto degë nuk ishte më e lartë se 7-të. Për të shmangur përsëritjen e një situatë të tillë, gjatë këtij viti, specialistët e MASH, kanë këshilluar maturantët të bazohen mbi pikët që kanë fituar, duke synuar të kenë shpërndarje sa më të mirë të studentëve në degë të ndryshme të studimeve, aq më shumë në ato që me të drejtë cilësohen si të rëndësishme për shoqërinë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML