Ministria e Arsimit e Greqisë shpall programin e saj të bursave për shtetasit e huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Lindore, Azisë dhe Afrikës, për kwtw vit ku shqipwrisw i ofrohen 25 te tilla. Dhjetë bursa për studime të gjuhës greke,për një vit akademik, dhjetë bursa për studime pasuniversitare, deri në tre vite akademikë (2008-2011, sidhe pesë bursa për studime pasuniversitare për doktoraturë, deri në tre vite akademikë (2008-2011).
Kandidatët e interesuar për bursat e mësipërme duhettë jenë nën moshën 35 vjeç dhe të mos kenë përfituar bursë më përpara nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Fesë të Greqisë. Gjithashtu aplikantët duhet të dërgojnë në Ambasadën Greke në Tiranë, Konsullatën Greke në Korçë dhe në Konsullatën Greke në Gjirokastër deri në datën 15.05.2008, dokumentet e mëposhtme, tw cilatduhet të jenë të përkthyera në greqisht, në anglisht ose në frëngjisht dhe të noterizuara.
1)Formularin e aplikimit, i cili mund të tërhiqet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH
2)Fotokopjen e letër njoftimit ose të pasaportës
3)Diplomën e mbarimit të studimeve të larta
4)Dëshminë për njohjen e gjuhës së huaj që kandidati pretendon se di
5)Dy letra rekomandimi
6)CV
7)Raportin mjekësor për aftësi studimesh
8)Kursin e studimeve që dëshiron të ndjekë
9)Certifikatën e lindjes me fotografi
10)Dëshminë e pranimit nga një universitet në Greqi ose nga institucioni kërkimor-arsimor
11)4 fotografi 4x6