Profesorët japin mësim tek privati nuk ia varin shtetërorit.
Profesorët me eksperiencë që nuk kanë tradhtuar shtetërorin shprehen se duhet të luftojmë mentalitetin qe ka hedhur rrënjë, tek një pjesë e mirë e pedagogëve që e përligjin këtë me pagat e ulëta që marrin nga universitetet private. Kështu është shprehur Adriatik Kallulli i cili thotë se arsyetimi se paga është e pamjaftueshme është i vërtet, por jo që të shkelin orarin zyrtar për të dhen mësim të privati.
Neglizhenca
Fenomeni i dy punësimit të pedagogëve te fakulteteve të ndryshme është i kudogjendur por jo si në Shqipëri. Kudo kjo është një dukuri e përhapur, por jo si në Shqipëri. Dihet se profesorët me tituj japin mësim, njëkohësisht në disa universitete, por gjithmonë duke mos cenuar ose tejkaluar normat e orarit të mësimdhënies. Urdhrat e rregulloret e shumta që kanë dalë nga rektorati në vazhdimësi dhe MASH, pothuajse nuk janë përfillur nga pedagogët shqiptar. “Për hir të së vërtetës ky urdhër ka mbetur formal. Në fillim MASH ka kërkuar prej rektorëve qëpedagogët të deklaronin punësimin e tyre jashtë fakultetit, dhe me informacionin formal që jo pak profesor punojnë”,- shprehen burime nga MASH. Ky burim pohon se “nëse pedagogu punon pa cenuar punën tek shtetërori nuk asgjë të keqe”. Ndërkohë që vet MASH para një viti ka nxjerr urdhër ku thuhej pedagogëve nuk u lejohet dy punësimi. Nga dy punësimi krijohen probleme të tipit rrëmbim të kohës zyrtare. Sa i takon cilësisë së mësimdhënies kur profesorët janë të dy punësuar profesor Adriatik Kallulli thotë se të punësuarit krijojnë probleme në moszbatimin e orarit zyrtar. Të gjithë e mbajmë mend që një vit më parë Ministria e Arsimit trumbetoi duke thënë se të gjithë pedagogët të cilët japin aktualisht mësim në universitetet shtetërore, nuk do të lejohen më të dy-punësohen në universitetet private apo shkollat e tjera të larta.
Avaria
“Nuk do të këtë më tolerime për pedagogët e dy punësuar dhe nuk do të lejohet që pedagogët që japin mësim në Universitetet publike të jenë dhe të punësuar në Universitete private", ka qenë premtimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, por që realisht është harruar. Aktualisht numri i pedagogëve që japin mësim tek privati në kohën që janë dhe pedagogë të brendshëm të shtetërorit e kalon 50 për qind. Kështu dikasteri më i lartë i arsimit nuk ka arritur mënjanojë këtë dukuri duke mos bërë asnjë përpjekje në kontrollin e pedagogëve nëpër fakultete. Nga burime pranë kësaj ministrie, mësohet se ky problem është lënë pas dore të paktën dhe për një kohë. Burimet pranë ministrisë justifikohen duke thënë se pedagogëve i lejohet një grafikun e orëve të mësimdhënies për çdo pedagog të brendshëm dhe të jashtëm në mënyrë askush mos të përfitojë dhe të jetë i dy-punësuar". Duke iu referuar të njëjtit burim bëhet e ditur se kjo dukuri ka fituar terren dhe gjithmonë ka probleme në çdo fakultet ku ka arritur që jo vetëm vonesa në fillim të mësimit por dhe raste që disa prej tyre mungojnë me ditë të tëra. Mungesa e pedagogëve në orët e mësimit reflektohet negativisht dhe në përgatitjen e studentëve, të cilët duke përfituar nga mungesa e tyre lënë gjithmonë orët e seminareve. Vendimi i marrë nga ministria në fillim nuk i ka interesuar shumicës së pedagogëve pasi pjesa më e madhe e tyre janë të dy punësuar. "Rasti i punësimit të kolegëve është bërë i shpeshtë dhe vihet re se i jepet me shumë rëndësi privatit se shtetërorit", thotë Adriatik Kallulli.
Universiteteve private, kushtojnë
Është rikthyer sërishrefreni i përvitshëm për problemin e pedagogëve të dy punësuar. Fenomen ky që derivon nga një sërë arsyesh, mbipopullim studentësh që çon në hapjen e universiteteve të reja, si dhe arsyeja më kryesore e rrogave të ulëta të pedagogëve të cilët kërkojnë një burim tjetër financiar dhe nuk shohin asgjë të gabuar, në dy-punësimin e tyre. Por pala që ankohet, në këtë rast Ministria e Arsimit, mendon se dy-punësimi çon në një rënie të nivelit të mësimdhënies, në universitetet shtetërore. Por pala tjetër, pedagogët, arsyetojnë, se kjo nuk është arsye, mësimdhënia është e njëjtë në të dyja rastet, dhe nuk ka të bëjë fare paga. Ndërsa nga ana tjetër vetë studentët janë më indiferentë, pasi shumë prej tyre janë dakord të ‘shijojnë’ një orë pushim kur një pedagogë (e) nuk arrin të vijë në kohë në auditor. Pedagogët argumentojnë dy-punësimin e tyre, me të vetmen mënyrë për të pas një të ardhur mesatare në muaj, sigurisht që është një mbilodhje, por e vetmja rrugëzgjidhje. Ndërsa për sa i përket nivelit të mësimdhënies ata shprehen, se kjo është relative, gjithçka varet nga pedagogu, mund të jesh i dy-punësuar por ke një rendiment dhe aftësi pedagogjike më shumë se një person i cili jep mësim vetëm në një fakultet. Por gjithë sesi nuk është e thënë që pedagogët të jenë të ndarë në universitet publik dhe privat. Pasi shumë prej tyre mund të kryejnë një punë të dytë që pak ka të bëjë me profesionin apo me diplomën e tyre. Në të gjitha rastet ata sigurojnë se studentët nuk privohen nga vëmendja e duhur. E vetmja mënyrë për të vërtetuar këtë, janë rezultatet e vetë studentëve të cilët nuk mbahet mend të kenë renditur në listën e tyre të pakënaqësive, dy-punësimin e pedagogëve. Nëse do të detyroheshin ndonjëherë të zgjidhnin mes universitetit shtetëror dhe atij privat, kjo do të ishte një thikë me dy presa, pasi universiteti shtetëror, është ai që jep tituj dhe bën një emër të besueshëm, ndërsa ai privat është një vlerësues financiar më i pëlqyeshëm.
Lista e shkollave të arsimit të lartë privat të licensuar në Shqipëri:
1. Shkolla e lartë “Neë York University-Tirana”
2. Shkolla e lartë “Luarasi”, Tiranë
3. Shkolla e lartë “Universiteti Ufo Dental”, Tiranë.ëëë.ufouniversity.org
4. Shkolla e lartë “Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë,
5. Shkolla e lartë “Marubi”,Tiranë
6. Shkolla e lartë “Universiteti Marin Barleti”
7. Shkolla e lartë “Universiteti Kristal”
8. Shkolla e lartë “Justiniani i Parë”
9. Shkolla e lartë “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” Kamëz, Tiranë
10. Shkolla e lartë “Universiteti Europian i Tiranës”, Tiranë
11. Shkolla e lartë“Justicia” Tirane
12. Shkolla e lartë “Aldent”, Tiranë
13. Shkolla e lartë “Medikadent”, Tiranë
14. Shkolla e lartë “ Ëisdom University ”
15. Shkolla e larte “ UNIVERSITETI POLIS”,Tiranë