Shtune, 30 Gusht 2008 06:38:08

Lexoni versionin Print

Maqedoni- Greqi, rriten tensionet për emrin

Qeveria greke ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e Maqedonisë që autoritetet në Athinë të gjejnë zgjidhje për çështjen e maqedonasve të Egjeut dhe ta njohin pakicën maqedonase që jeton në Greqi.

Shekulli
Merkure, 16 Korrik 2008 08:22:00

 

Qeveria greke ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e Maqedonisë që të gjejnë zgjidhje për çështjen e maqedonasve të Egjeut

Qeveria greke ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e Maqedonisë që autoritetet në Athinë të gjejnë zgjidhje për çështjen e maqedonasve të Egjeut dhe ta njohin pakicën maqedonase që jeton në Greqi.

Krahas mosmarrëveshjeve Greqi-Maqedoni lidhur me emrin kushtetues të kësaj të fundit, një kërkesë e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski duket se ka për të ngritur edhe më tensionet mes Shkupit dhe Athinës zyrtare. Kryeministri Gruevski në një letër drejtuar homologut të tij grek Kostas Karamanlis përkujton të kaluarën historike të maqedonasve të Egjeut, të cilët në vitet e dyzeta gjatë luftës qytetare, u dëbuan nga vendlindja e tyre. Ata erdhën për të jetuar në Maqedoni, dhe mbetën në këto treva përgjithmonë, thotë kryeministri maqedonas. ”Për fat të keq, dekada më vonë pas largimit të tyre nga vendi i lindjes edhe pse kishte mbaruar lufta qytetare në Greqi, atyre iu ishte ndaluar të kthehen në vendlindje dhe në shtëpitë e tyre ku kanë lindur," - thotë kryeministri Gruevski duke shprehur shpresën se kryeministri grek do ndërmarrë masa “për ta përmirësuar këtë padrejtësi”. Gjithashtu, kërkohet nga autoritetet në Athinë që t'i njohin të drejtat e pakicës maqedonase e cila jeton në Greqi.

Reagimi i qeverisë greke

Qeveria greke ndërkaq, ka reaguar ashpër ndaj letrës së zotit Gruevski. Zëdhënësi i qeverisë e ka vleresuar si të papranueshme përmbajtjen e letrës dhe ka shtuar se pala maqedonase tenton të krijoje pengesa të reja në procesin negociues për çështjen e emrit. Zëdhënësi Teodoros Rusopulos ka komentuar se kryeministri i vendit fqinj “përsërit deklaratat e papranueshme mbi minoritete inekzistente”, me ç’rast, sipas zëdhënësit, “tentohet të ngrihen pengesa të reja në procesin negociues për çështjen e emrit që po zhvillohet në kuadrin e OKB-së”. Korrespondenti i BBC-së në Athinë njofton se zëdhënësi i qeverisë greke ka lënë të kuptohet mundësia e ri pengimit të perspektivave integruese të Maqedonisë, duke theksuar se Shkupi duhet të bindë me vepra se dëshiron zgjidhjen e problemit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, një vend ,siç thuhet në deklaratë, anëtar i BE-sëdhe i NATO-s, struktura në të cilat synon të anëtarësohet edhe fqinji grek. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, në një intervistë për BBCnë përsëriti të hënën se moszgjidhja e emrit bëri që Maqeodnisë të mos i jepej ftesa për në NATO. Ai shprehu shpresën se qeveria e re nën drejtimin përsëri të kryeministrit Gruevski do të gjejë një rrugë që të arrijë një marrëveshje në çështjen e emrit dhe se ka nevojë për fleksibilitet: "siç kam thënë edhe më parë, është fakt se miqtë tanë në Shkup janë ata që duan të anëtarësohen në NATO dhe jo anasjelltas,"- deklaroi për BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML