Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
Sipas paralajmërimeve, iniciativa për këtë takim i cili do të mbahet në Berlin në margjinat e konferecës së donatorëve për Palestinën vjen nga Washingtoni zyrtarë.
Burime diplomatike për mediumet greke bëjnë ditur se në takim do të shtohet presioni amerikan ndaj Athinës për zgjidhjen e dallimeve për emrin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një marrëveshje për emrin para datës 9 korrik, datë e cila Maqedonisë do t'i mundësonte anëtarësimin në NATO së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë. (INA)