Premte, 22 Gusht 2008 00:35:09
    

Lexoni versionin Print

Bush hap samitin SHBA-BE në Slloveni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush hapi sot samitin me Bashkimin Evropian. Ky është samiti i fundit për presidentin e Shtëpisë së Bardhë, para se të largohet nga posti në janar 2009.

Marte, 10 Qershor 2008 14:18:00

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush hapi sot samitin me Bashkimin Evropian. Ky është samiti i fundit për presidentin e Shtëpisë së Bardhë, para se të largohet nga posti në janar 2009.

Bush po zhvillon takime me liderët e BE-së në Slloveni, si vend kryesues i radhës së Unionit. Ai pritet të kërkojë nga liderët evropianë më shumë ndihmë për Afganistanin, presion më të madh ndaj Iranit dhe më shumë bashkëpunim në çështjen e ndryshimeve klimatike.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se edhe Kosova do jetë njëra nga temat që do të diskutohet në turneun evropian të presidentit Bush.

Pasdite, Bush do të udhëtojë në Gjermani ku do takohet me kancelaren Angela Merkel, ndërsa të enjten në Paris do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Afganistanin.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML