Premte, 29 Gusht 2008 23:42:54

Lexoni versionin Print

Tërmet në Greqi, 3 shtetas shqiptarë të plagosur

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.5 ballë Rihter ka goditur mesditën e djeshme fqinjin tonë jugor Greqinë, duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve. Burime zyrtare pranë shtetit grek bëjmë të ditur për mediat se lëkundjet e tokës me epiqendër Gadishullin e Peloponezit, kanë nisur të ndihen në orën 16:00, me orën lokale.

Shekulli
Hene, 09 Qershor 2008 08:18:00

 

Tërmet 6.5 ballë në Greqi. Bilanci, 4 të vdekur, 37 të plagosur, midis tyre edhe emigrantë shqiptarë

 

Shpëton për mrekulli vajza 9-vjeçare shqiptare. U gjet nën gërmadhat e banesës ku jetonte pas 2 orëve

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.5 ballë Rihter ka goditur mesditën e djeshme fqinjin tonë jugor Greqinë, duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve. Burime zyrtare pranë shtetit grek bëjmë të ditur për mediat se lëkundjet e tokës me epiqendër Gadishullin e Peloponezit, kanë nisur të ndihen në orën 16:00, me orën lokale. Lëkundjet, të cilat kanë vazhduar për gati 30 sekonda, kanë prekur thuajse të gjithë pjesën Jugperëndimore të shtetit fqinj, me shtrirje në Veriperëndim të Gadishullit të Peloponezit e deri në qytetin e Patras, disa dhjetëra kilometra larg epiqendrës së tërmetit. Tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe në Greqinë Perëndimore, nga Janina në Athinë, deri në ishujt e Detit Jon. Po sipas këtyre burimeve mësohet se krahas dëmeve materiale në banesa, tërmeti, i cilësuar si një nga më të fuqishmit e viteve të fundit, ka shkaktuar viktima në radhët e civilëve. Deri në orët e fundit të mbrëmjes, organet shtetërore greke kanë raportuar 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, midis tyre edhe emigrantë shqiptarë me qëndrim në Greqi.

***

Menjëherë sapo ka marrë njoftimin për të plagosur në radhët e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi, si pasojë e tërmetit të rënë, gjatë mesditës së djeshme, Ambasada Shqiptare në këtë vend ka nisur në zonat e dëmtuara një grup zyrtarësh për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara. Deri më tani mësohet se numri i personave të plagosur nga radhët e shtetasve shqiptarë më banim në Shqipëri është 3, midis tyre edhe vajzë e vogël. Vogëlushja quhet Maria Ainazi dhe si pasojë e tërmetit, ka thyer këmbën. Menjëherë pas ngjarjes, ajo është dërguar në spitalin e Amaliadhës për mjekim. Për fat të mirë, mjekët kanë bërë të ditur se vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në orët e vona të natës një tjetër vajzë 9-vjeçare është gjendur nën rrënoja, duke arritur t’i shpëtojë tërmetit të fuqishëm. Vajza me emrin Alba ka qëndruar mbi dy orë e gjysëm nën gërmadha dhe, fatmirësisht, ka arritur të dalë e gjallë nga gërmadhat. Ajo u izolua poshtë rrënojave si pasojë e një pemë që ra mbi shtëpinë ku ajo banonte me prindërit, vëllain dhe gjyshen. E plagosur lehtë, por jashtë rrezikut për jetën, vajza është dërguar në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e parë

***

Deri më tani, raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 4 persona dhe janë plagosur 37 të tjerë. Gjithsesi, mediat greke bëjnë të ditur se ky bilanc mbetet ende provizor dhe jozyrtar. Pamjet televizive të transmetuara nga mediat greke tregojnë për shumë zona të prekura nga tërmeti. Mendohet se viktimat nga tërmeti mund të shtohen nga ora në orë, kjo pasi shumë njerëz ndodhen poshtë gërmadhave të disa banesave të shembura. Pamjet e transmetuara nga qyteti i Patrës tregojnë për shumë shtëpi të dëmtuara. Burime zyrtare nga shteti grek, shprehen se është ende herët për të pasur një informacion të qartë për numrin e viktimave, përderisa zonat ku është ndjerë tërmeti janë shumë dhe pjesa më e madhe e shtëpive të dëmtuara, janë nëpër fshatra të krahinës së Ahaias, më e madhja e Gadishullit të Peloponezit. Disa prej fshatrave të përmendura nga mediat greke që kanë pësuar dëme, janë edhe në krahinën e Pirgut. Gjithashtu, një prej rrugëve nacionale Tripoli -Athinë ka pësuar dëmtime dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi. Sipas mediave greke, të plagosur ka edhe në ishullin e Lefkadhës, në Detin Jon. Sizmologët thonë së tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometra, çka i shtyn ata të mendojnë se Greqia do të lëkundet edhe nga tërmete të tjera. Për Gadishullin e Peloponezit, kjo është goditja e dytë brenda një viti, pas zjarreve vrastare që ranë gushtin e kaluar, ku humbën jetën 65 civilë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Nga pasojat e termetit ne Greqi, ku u plagosen 3 shqiptare

Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML