Premte, 29 Gusht 2008 01:19:01

Lexoni versionin Print

Maqedoni, sjellja në zgjedhje kusht për bashkëqeverisje

Partia fituese në zgjedhjet në Maqedoni, VMRO-DPMNE, thotë se një nga kriteret për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme për partitë shqiptare do të jetë edhe mënyra e sjelljes në procesin zgjedhor.

Marte, 03 Qershor 2008 13:30:00

Partia fituese në zgjedhjet në Maqedoni, VMRO-DPMNE, thotë se një nga kriteret për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme për partitë shqiptare do të jetë edhe mënyra e sjelljes në procesin zgjedhor.
Këtë deklaratë e bëri për BBC-në ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshovski, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, i cili e vlerësoi procesin zgjedhor negativisht.

Zoti Milloshovski tha se do të vazhdojë praktika e përfshirjes së shqiptarëve në ekzekutiv, sepse një gjë e tillë është mirë për vendin.

"Dua të theksoj se mënyra e pjesëmarrjes së tyre, të dy partive shqiptare, në zgjedhje do të ketë ndikim të rëndësishëm se kë do të zgjedhim ne si partner koalicioni," tha zoti Milloshovski duke shtuar se do të bisedohet me të gjithë për krijimin e qeverisë.

Partia e tij VMRO-DPMNE fitoi mbi 60 deputetë në parlamentin 120 vendësh dhe nuk ka nevojë për asnjë parti që të krijojë qeveri.

Partitë shqiptare kanë vazhduar akuzat e ndërsjella për shkeljet zgjedhore.

Zoti Milloshovski nga partia VMRO-DPMNE tha se autoritet në Maqedoni do të bëjnë gjithçka që përsëritja e zgjedhjeve në disa zona, ku pati probleme, të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Ata pranojnë se, ndonëse parregullsitë ishin në përqindje të vogël, ato kanë lënë gjurmë të mëdha.

Duke folur për BBC-në, zoti Milloshovski tha se të gjithë që janë përfshirë në incidentet zgjedhore do të dënohen sipas ligjit.

Maqedonia mori raportin më negativ për një proces zgjedhor nga vëzhguesit ndërkombëtarë që nga pavarësia.

Dita e votimit të dielën, sidomos në zonat me shumicë shqiptare, u shënua me një varg incidentesh, ku në më të rëndin një person humbi jetën.


 





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML