Premte, 22 Gusht 2008 01:13:43
    

Lexoni versionin Print

Media botërore: Zgjedhjet, goditje e rëndë për Maqedoninë

Synimi i Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO përjeton goditje të rëndë, pasi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend kaluan me viktima, dhunë dhe incidente.

Shekulli
Marte, 03 Qershor 2008 08:17:00

 

Synimi i Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO përjeton goditje të rëndë, pasi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend kaluan me viktima, dhunë dhe incidente.

Ky është vlerësimi kryesor i shumicës së gazetave perëndimore, të cilat theksojnë se në dhunën gjatë zgjedhjeve, kryesisht në rajonet shqiptare, një njeri humbi jetën, ndërsa edhe nëntë veta u plagosën. Ky është vlerësimi kryesor i shumicës së gazetave perëndimore, të cilat theksojnë se në dhunën gjatë zgjedhjeve, kryesisht në rajonet shqiptare, humbi jetën një person, ndërsa edhe nëntë të tjerë janë lënduar. "Një njeri humbi jetën, ndërsa nëntë të tjerë u lënduan gjatë përplasjeve të armatosura gjatë votimit, që konsiderohej si test i demokracisë në Maqedoni, e cila dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane",- shkruan gazeta “Nju Jork Tajms”. Në vend që të tregojë se është e gatshme për BE, Maqedonia, sërish dëshmoi se është fëmija problematik i Ballkanit, shkruan gazeta. Denis Mekshejn, ish-ministri i Evropës në Qeverinë e Toni Blerit, i cili në Shkup merr pjesë si vëzhgues i Këshillit të Evropës, për “Nju Jork Tajms”, tha se votimi nuk do të ketë legjitimitet, nëse nuk mbahen zgjedhje të reja.
 
"Ky votim është tragjedi për mbështetësit e BE-së maqedonase dhe ardhmërisë Transatlantike". "Askush nuk mund të formojë qeveri në bazë të zgjedhjeve në të cilat policia mbush kuti votuese dhe dhunuesit sulmojnë vendvotimet",- shprehet Mekshejn. Gjakderdhja është shkas për turp në shtetin ballkanik, i cili shpresonte në zgjedhje të shkëlqyeshme për të dëshmuar gatishmërinë për anëtarësim në BE dhe NATO, shkruan Liberasioni Francez. Shpresat e Maqedonisë për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe BE, pësuan goditje të rëndë, pasi që zgjedhjet parlamentare u përcollën me dhunë të gjerësishme, shkruan “Deili Telegraf”, duke shtuar se për shkak të incidenteve, u mbyllën rreth 20 vendvotime.

Agjencia “Frans Press” shkruan se zgjedhjet janë përcjellë me përleshje mes policisë dhe personave të armatosur, në të cilat një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u lënduan gjatë incidentit në Haraçinë të Shkupit. Dhuna dhe parregullsi prishën zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, përderisa partitë më të mëdha shqiptare luftojnë se cila prej tyre do të hyjë në qeverinë e re multietnike, publikoi gazeta autoritative britanike "Fajnenshëll Tajms". Gazeta bën të ditur se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë lajmëruar se janë tërhequr nga 30 vendvotime në vendet me popullatë dominante shqiptare, për shkaqe sigurie.

Edhe servisi britanik “BBC”, në ballinë, publikoi lajm për parregullsi në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku votimi u ndërpre në disa rajone të shtetit. Mediumi britanik transmeton për disa përplasje të armatosura në fshatin Haraçinë, në të cilin jeton popullatë shumicë shqiptare, ku një person humbi jetën gjatë përleshjes mes policisë dhe personave të armatosur.

Radio "Zëri i Amerikës" informon për tensione etnike dhe përplasje të armatosura në të cilat humbi jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Radio “Evropa e Lirë”, në raportin detajor, shkruan për incidentin në Komunën Çair të Shkupit, ku është shtënë me kallashnikovë.

Radioja bën të ditur edhe se përplasjet përfshijnë edhe incidente të armatosura mes partive rivale shqiptare, si dhe sulme mbi selitë e partive politike.

Agjencia “Bllumberg” raportin e fillon me vlerësimin e Bashkimit Evropian (BE) se është "shumë i brengosur" për shkak të dhunës gjatë zgjedhjeve. Burimi i njëjtë e publikoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve në incidentet dhe bëri të ditur edhe se votimi është ndërprerë në më shumë vendvotime.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML