Shtune, 30 Gusht 2008 06:10:02

Lexoni versionin Print

Samarxhiç:Serbia nuk do të pranojë Institucionet e Kosovës

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar gjatë një vizite në Mitrovicën që u përputh me deklarimin e

Shekulli
Marte, 19 Shkurt 2008 08:55:00

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar gjatë një vizite në Mitrovicën që u përputh me deklarimin e Kosovës së pavarur, se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë institucionet e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ai u tha qytetarëve serbë se Serbia do të vazhdojë të ruajë kontrollin në ato pjesë të Kosovës ku jeton pakica serbe dhe ka shtuar se pas ditës së dielë në Kosovë po vendosen dy pushtete. Ai ka thënë se serbët e Kosovës dhe Serbia do të bashkëpunojnë vetëm me administratën ndërkombëtare, UNMIK, në Kosovë.

"Të bashkëpunohet me UNMIK-un, me të vetmin autoritetet të bashkësisë ndërkombëtare të cilin Serbia e pranon në Kosovë," tha zoti Samarxhiq. "Serbia nuk do të pranojë Institucionet e Kosovës, ato shqiptare dhe nuk do ta pranojë as misionin e BE-së, sepse edhe njëra edhe tjetra janë joligjore dhe jolegjitime dhe për shkakun se janë të pranishme përmes një shkelje të paprecent të së drejtës ndërkombëtare," tha ai. "Kjo është porosia e Serbisë për gjithë botën, porosia për të gjithë në Kosovë dhe Metohi dhe posaçërisht një porosi për serbët që të qëndrojnë këtu dhe se shteti i Serbisë do të jetë me ta, duke llogaritur këtu se ata do të jenë në shtetin e tyre," ka thënë zoti Samarxhiq. Zyrtari i lartë serb tha se shteti serb do të funksionojë atje ku mundet.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML