Shtune, 30 Gusht 2008 06:45:37

Lexoni versionin Print

Thaçi: "Pavarësia e Kosovës do të vijë shumë shpejt"

Kryeministri i Kosovës, bisedime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE dhe NATO

Shekulli
Enjte, 24 Janar 2008 09:51:00

 Kryeministri i Kosovës, bisedime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Bruksel për bisedime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ndërkohë udhëheqësit shqiptarë në Kosovë pritet ta shpallin pavarësinë, në shkurt ose në mars, në bashkërendim me Uashingtonin dhe Brukselin. Serbia e kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës, si dhe misionin e propozuar të Bashkimit Evropian atje. Po sot, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se: "Pavarësia e Kosovës do të jetë e koordinuar, si kusht qenësor për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kjo do ta bëjë Serbinë të shkëputet sa më shpejt nga e kaluara e saj kolonialiste. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha dje se pavarësia e Kosovës do të vijë shumë shpejt. Ai foli në Bruksel, në prag të fillimit të bisedimeve dy-ditore me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në lidhje me planet për ta shpallur Kosovën të pavarur."Kosova është gati, e bashkuar dhe e përgatitur për statusin. Ne do ta shpallim pavarësinë sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo gjë do ta bëjmë në bashkëpunim dhe në bashkërendim me partnerët tanë në Uashington dhe Bruksel dhe mendoj se ky vendim është i domosdoshëm". Kryeministri Thaçi nuk dha ndonjë datë të saktë për pavarësinë. "Ne do ta shpallim shumë shpejt datën, por këtë do ta bëjmë në Prishtinë dhe jo në Bruksel". Në Bruksel, kryeministri Thaçi zhvillon takime me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Olli Rehn, me shefin e Politikës së Jashtme, Havier Solana, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe me diplomatin holandez Peter Feith i cili është zgjedhur për të kryesuar misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë. Udhëheqësit shqiptarë në Kosovë pritet ta shpallin pavarësinë, në shkurt ose në mars. Serbia e kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje ka shkaktuar fërkime mes Perëndimit dhe aleates së Serbisë, Rusisë, e cila ka të drejtën e vetos, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pavarësia e Kosovës përkrahet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Britaninë dhe Francën. Megjithatë, disa vende të BE-së kanë ngritur shqetësime rreth njohjes së Kosovës jashtë kornizave të OKB-së.

BE-ja ka propozuar dërgimin e një misioni policor prej 1,800 vetash, për të zëvendësuar administratën e OKB-së që ka drejtuar Kosovën që nga viti 1999, megjithatë vendimi përfundimtar nuk ka të ngjarë të vijë para takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së më 18 shkurt. Beogradi është kundër një misioni të BE-së, nga frika se ky mund të jetë preludi i pavarësisë së Kosovës.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML