Nënkryetari, Limaj njofton se pritet vetëm miratimi i marrëveshjes
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se përfundimisht është arritur marrëveshja me LDK-në për koalicionin qeverisës. Nënkryetari i PDK, Fatmir Limaj, konfirmoi për "Evropën e Lirë" se tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Limaj ka cituar mandatarin për kryeministër, Hashim Thaçin, të ketë thënë se koha e nënshkrimit të marrëveshjes do të caktohet nga vetë kreu i PDK-se dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sjediu. Në bazë të marrëveshjes së arritur në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, të mërkurën më 9 janar, pritet të votohen në pako organet e Kuvendit, kryetari dhe Kryesia, kabineti qeveritar si dhe të rivotohet Kryetari i Kosovës.
Arrihet marrëveshja mes Partisë Demokratike e Kosovës dhe Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës për koalicionin qeverisës. Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, konfirmoi për radion "Europa e Lirë" se tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Limaj ka cituar mandatarin për kryeministër, Hashim Thaçin, të ketë thënë se koha e nënshkrimit të marrëveshjes do të caktohet nga vetë kreu i PDK-se dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sjediu.
Në bazë të marrëveshjes së arritur në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, që do të zhvillohet te mërkurën, pritet të votohet kabineti qeveritar si dhe të rivotohet Presidenti i Kosovës. Marrëveshja mes PDK dhe LDK vjen pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, që në rast të mosarritjes së mirëkuptimit mes palëve brenda një afati kohor prej 2-3-ditësh, PDK do t'i kërkojë një tjetër partie për formimin e koalicionit qeverisës.
Ndërkaq, dje u mblodh Kuvendi i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit. Në seancën e djeshme deputetët e Parlamentit të ri bënë betimin, ndërsa u shty për në datën 9 janar zgjedhja e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit.