Shtune, 30 Gusht 2008 06:49:41

Lexoni versionin Print

Hilari Klinton: Uashingtoni të njohë pavarësinë e Kosovës

Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice: Kosova, pjesë e zgjidhjes së sfidave në Ballkan

Diel, 06 Janar 2008 10:51:00

Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice: Kosova, pjesë e zgjidhjes së sfidave në Ballkan

Nëse Prishtina vendos ta shpallë pavarësinë, fuqishëm i rekomandoj administratës së SHBA-së që ta njohë atë menjëherë, dhe e nxis edhe Bashkimin Evropian që ta bëjnë një gjë të tillë",- ka thënë kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton. Ajo ka thënë se edhe pas raportit që Treshja do ta dërgojë në OKB, do të shihet se shkaku i Rusisë, nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje për statusin. Senatorja e New York-ut ka deklaruar se asnjë shtyrje tjetër nuk bën të tolerohet dhe ka tërhequr vërejtjen se ky proces ka nisur shumë vonë falë neglizhencës së administratës së presidentit Bush gjatë mandatit të parë. "Derisa Rusia po kërcënon se do të vërë veto në çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne, populli amerikan, duhet të jemi të gatshëm që fuqishëm të mbështesim vullnetin e popullit shumicë në Kosovë",- ka thënë Clinton, që ka gjasat më të mëdha të fitojë garën në kampin e demokratëve, për të kandiduar më pas për presidente të SHBA-së.

Rice: Kosova, një sfidë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condolezza Rice dhe ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivaylo Kalfin, e kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve për zgjidhjen e sfidave në Ballkan, përfshirë zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas takimit, Rice i cilësoi si sfida zgjerimin e NATO-s në Samitin e Bukureshtit, zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe punën e përbashkët që Ballkani të bëhet më i "sigurt, prosperues dhe demokratik". Kalfin tha se Kosova ishte pjesë e rëndësishme e bisedës së tij me sekretaren Rice. "Kosova është një pikë shumë e ndjeshme. Fatkeqësisht, janë shterur të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për të arritur zgjidhje të pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi",- tha shefi i diplomacisë bullgare. Ai tha se tash duhet të shihet si të ecet tutje në zgjidhjen e statusit të Kosovës, që të ruhet stabiliteti, ndërsa rajonit t'i ofrohet mundësia që të ecë drejt stabilitetit dhe progresit.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML