Shtune, 30 Gusht 2008 06:54:45

Lexoni versionin Print

Surroi jep dorëheqjen nga drejtimi i "Ora"-s

Dorëheqja ishte shenjë e përgjegjësisë morale për rezultatin e dobët që shënoi partia në zgjedhjet e fundit

Shekulli
Hene, 24 Dhjetor 2007 10:35:00

Dorëheqja ishte shenjë e përgjegjësisë morale për rezultatin e dobët që shënoi partia në zgjedhjet e fundit

Veton Surroi dhadje dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Reformiste Ora në Kosovë. Bashkë meSurroin, në një kuvend të jashtëzakonshëmtë kësaj partie, dha dorëheqjen e gjithë kryesia e partisë. Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë,thotë se dorëheqja ishte shenjë e përgjegjësisë morale që ndjen udhëheqja për rezultatin e dobët që shënoi partia në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Partia Reformiste ORA në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit nuk siguroi dot as 5 përqindëshin e votave të domosdoshme për të siguruar futjen në parlament. Ajo mori vetëm 4.1 përqind të votave dhe mbeti jashtë tij.

Kongres i 'jashtëzakonshëm

Ora u formua nga Veton Surroi, një nga figurat më të njohura të medias dhe jetës publike në Kosovë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të para katër vjetëve. Në këto zgjedhje Ora siguroi shtatë vende në parlament. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Orës që u mbajt të dielën në Prishtinë, u analizuan shkaqet që e çuan partinë në rënien e konsiderueshme të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato lokale.

Sipas analizës së kësaj partie, mes tyre janë dhe angazhimi i kryetarit dhe nënkryetarit të partisë në procesin negociator për statusin e Kosovës, por dhe të metat organizative në punën e kryesisë. Pritet megjithatë qëSurroi ta drejtojë partinë deri në një kongres 'të jashtëzakonshëm zgjedhor'.

Ai pritet të mbahet në fund të janarit apo në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML