Vlorë- Një 18-vjeçar është dëmtuar teksa ka qenë duke punuar. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së bonifikimit, në afërsi të Pusit të Mezinit, ku ndodhet edhe një fabrikë letre. Mësohet se punëtori i ri ka qenë në procesin e punës së përditshme, duke komanduar makinerinë. Sipas punonjësve të tjerë të fabrikës, ai ka qenë duke shtrirë letrën. Në moment që ai është zgjatur, ulja e më pas ngritja e makinerisë i ka zënë një pjesë të dorës. Një prej punëtorëve të tjerë që ka nxituar t’i japë ndihmë, por në një moment hutimi makineria është stakuar me vonesë.
Dy ambulanca i janë drejtuar vendit që ndodhet fabrika e letrës për të marrë dy punonjësit. Mësohet se 18-vjeçari Fatjon Nurce, i dëmtuar më rëndë, i është nënshttuar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi ka pasur dëmtime në gjithë pjesën e krahut, ndërkohë që është jashtë rrezikut për jetën.