Merkure, 07 Janar 2009 15:31:47

Lexoni versionin Print

Topi vërejtje drejtësisë: Nuk bashkëpunoni me njëri-tjetrin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Në këtë takim për herë të parë Presidenti ka nënvizuar se institucionet e drejtësisë nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin

Shekulli Online
Enjte, 20 Nentor 2008 11:21:00

Tiranë-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Në këtë takim për herë të parë Presidenti ka nënvizuar se institucionet e drejtësisë nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Drejtësia nuk duhet të jetë segment i fragmentarizuar, ju duhet të bashkëpunoni, sepse është Kushtetuta ajo që i ndan pushtetet”, është shprehur Topi.

 

Në fjalët e tij para juristëve, ai është shprehur se 3/5 e vendimeve të Gjykatës së Lartë nuk janë ekzekurtuar dhe këtu përgjegjësia është e gjithë institucioneve si gjykatë, prokurori, etj.

 

Topi mblodhi KLD dhe Gjykatën e Lartë për të diskutuar mbi Progres-Raportin e BE për vendin tonë, ku drejtësia ishte e shigjetuar nga ndërkombëtarët që e hartuar raportin.

 

“Reforma në drejtësi nuk duhet bërë nga interesa të çastit, reforma duhet të jetë integrale”, ka deklaruar Presidenti Topi.

 

“Deri tani kemi struktura të veçanta me korniza të mbyllura. Gjykata e Larte duhet të heqë dorë nga autosugjescioni dhe të inciojë debate të hapura për drejtësinë, jo debate të mbyllura”, ka shtuar ai

 

Por kryefjala e Presindetit ka qenë kordinimi i punëve mes institucioneve të drejtësisë në vend. “Duhet të vendosni ura bashkëpunimi dhe të punoni për një strategji afatgjatë për reformën në drejtësi”, u tha Topi krerëve të drejtësisë.  

 

Drejtësia jo segment që fundkiosn në ajër vendimet e paezektu për gjejgjësi e gjykatës prokuroisë, etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • G,Ganiu: - 11-20-08
    VEREJTJET DUHEN KONKRETIZUAR Z.TOPI.

    S'eshte hera e pare qe ndeshemi me butesine, embelsine
    e Z.President Topit,kur nuk duhet as njera as tjetra.Ja tani
    nje kritike e sheqerosur:AUTORITETET E DREJTESISE NUK BASHKEPUNOJNE MIDIS TYRE. Pse mungon emri konkret
    dhe shembulli konkret i mos bashkepunimit,me date
    dhe me ngjarjen perkatese? Pse nuk caktohet data e takimit te ri,ku Presidenti p.sh.me 22 dhjetor 2008,diten hene, do ti takoje perseri autoritetet e drejtesise me po kete teme,per te pare ndryshimet qe behen pas verejtjeve te tij.Nuk eshte veshtire te jesh President miqesor,i bute,qe dekoron me shume se sa kritikon.
    Shqiperia ka nevoje per kritike reale,te faktuar,dhe per ata qe ju derdhet kupa, s'kane me te drejten te komandojne godinen me te shente te kombit, DREJTESINE.
    S'kemi pare,lexuar o degjuar,nje here qe Presidenti yne te jete i ashper dhe me te drejte,per X-ks problem,per X-ks zyrtar.Shqiperia gelon nga pislleqet dhe nga njeres parazite neper zyrat me roga qe paguan populli, dhe qe Presidenti perseri mbetet njeri i bute,i embel,kur nuk duhet te jete i tille.G.Ganiu.

    G.Ganiu.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML