Vlorë- Një 22-vjeçare ka tentuar mbytjen në ujërat e detit, e dëshpëruar pasi kishte mbetur në provim. Vajza është gjetur në mes të detit, në një distancë të konsiderueshme nga bregu.
Plazhistë të pakët që ka patur sot në zonën e Ujit të Ftohtë kanë qenë të parët që kanë njoftuar për dyshimin se një njeri po i largohej gjithmonë e më tepër bregut dhe mund të ndodhej në rrezik. Në lëvizje për operacionin e shpëtimit janë vënë mjete të kufirit dhe atij të Guardia di Finanzës.
Vajza është gjetur në gjendje shumë të lodhur. Ajo dyshohet të ketë ecur shumë nga bregu duke notuar drejt thellësive, ndërsa nuk ka munguar dhe versioni se mund të jetë hedhur nga ndonjë mjet. Ajo është transportuar për ndihmë mjeksore në spitalin e vlorës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ka marrë veten, mësohet se vajza ka dhënë si version për vetëmbytjen, shkakun se nuk ka marrë provimin. Përballja me familjen sipas saj ka qenë e pamundur dhe ka vendosur të vetëflijohet.
Megjithatë policia më pas ka shoqëruar vajzën drejt ambienteve të komisariatit. Vetë efektivët kanë patur dyshime, pasi besueshmëria e vajzës ka lënë vend për këtë. Në momentet e para ajo ka dhënë plot tre versione të emrit, ndërkohë që inicialet e vërteta të studentes janë A.H.