Euro është në rënie dhe ekonomistët në Citigroup parashikojnë nga analizat grafike që ajo të bjerë deri në nivelin 1.3355 dollarë ditën e sotme.
Monedha evropiane ka rënë me 10.9% që nga data 15 korrik, ditë edhe kur arriti rekordin e saj prej 1.6038 dollarë.
Euro ka rënë pas rënies së indeksit të bursave në nivelin më të ulët të dy viteve.
Euro është këmbyer në nivelin më të ulët të një viti edhe ndaj yenit japonez. Mendohet se rënia në tregun e kredive mund të çojë botën në recesion.
Ndaj yenit ka pësuar rënie edhe dollari amerikan pasi SHBA raportoi rritje të madhe të papunësisë.
“Është një recesion historik” – tha Toru Umemoto, shef këmbimi në një bankë në Tokio.
Monedha japoneze fiton pikë në ato kohë kur kërkesa për asete me vlerë të lartë është në rënie. Zakonisht investitorët marrin fonde në vende ku kosto e huamarrjes është e ulët si në Japoni dhe i investojnë në një vend ku interesi është më i lartë. Norma bazë e interesit në Japoni është 0.5%, krahasuar me Europën ku norma bazë është 4.25%, Australinë 7% dhe Zelandën e RE prej 8%.
Është dita e shtatë radhazi që euro bie ndaj dollarit. Banka Qendrore Europiane në takimin e djeshëm e mbajti normën bazë të interesit të pandryshueshëm, në 4.25%, niveli më i lartë i shtatë viteve.
Ekonomia amerikane është në stanjacion ndërkohë që ajo Europiane është në recesion – tha Gail Fosler president i Bordit të Konferencave në New York, një grup i njohur për këshilla ndaj konsumatorëve. Bankat qendrore nuk kanë shumë mundësi për të ulur koston e huamarrjes.
Paundi në rënie
Paundi ka rënë për të nëntën ditë radhazi, duke arritur në nivelin më të ulët të dy viteve ndaj dollarit ose 1.7538 $, pasi Banka e Anglisë mbajti të pandryshuar normën bazë të huamarrjes në nivelin 5%. Ekonomistët thanë se inflacioni i lartë po çon ekonominë britanike në recesion.
Bursat
Bursat kanë pësuar rënie pasi ekonomia amerikane dha sërish shenja rënie, dhe kjo ka bërë që ekonomistët të mendojnë se ekonomia është në stagflacion.
Niveli i papunësisë në SHBA është rritur për të tetin muaj radhazi duke qëndruar në nivelin 5.7%.
Kostot e larta dhe rënia e shitjeve ka bërë që kompanitë më të mëdha të prodhimit të makinave dhe avionëve të raportojnë rënie të fitimeve dhe shkurtim të vendeve të punës. General Motors Corp. kompania më e madhe në botë e prodhimit të makinave ka deklaruar se do të nxjerrë në pension të parakohshëm rreth 9000 punonjës.
Papunësia është një nga treguesit kryesor që sinjalizon recesion. Treguesit e tjerë janë shitjet, të ardhurat, prodhimi dhe Produkti i Brendshëm Bruto.