Merkure, 07 Janar 2009 16:03:41

Lexoni versionin Print

Aeroporti i Kukësit, ende asnjë fluturim

Gjithçka duket e zbehtë ndërsa informacionet janë tejet të rezervuara për ecurinë e punimeve në projektet dytësore.

Shekulli Online
Premte, 29 Gusht 2008 08:46:00

Ka kaluar me shume se tre vjet kur u pre shiriti i përfundimit të punimeve në aeroportin e Kukësit, duke e bërë të gatshëm për funksionim, por ende asnjë mjet nuk është ulur aty.

Gjithçka duket e zbehtë ndërsa informacionet  janë tejet të rezervuara për ecurinë e punimeve në projektet dytësore. Të cilësuara si punime të përfunduara tashmë po punohet për vendosjen e radarëve dhe disa prej pajisjeve sinjalizuese në afërsi të kullës së komandave.
 
Punonjës të aeroportit thonë se është një investim prej rreth 4.5 milion eurosh që do të mundësojë pajisjen logjistike dhe paketën e komandimit te Aeroportit. Si dhe më parë, në këtë aeroport, ky investim do të kryhet nga qeveria e Emirateve te Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, par pak ditësh, një avion testues ka kryer provat për vlerësimin e standardeve të aeroportit dhe sipas stafit gjithçka ka kaluar shumë mirë. Aeroporti i Kukësit është një dhuratë e Qeverise së Emirateve te Bashkuara Arabe.

Punimet për ndërtimin nisën në mars te vitit 2003 dhe përfunduan ne vjeshte te vitit 2005. Sipërfaqja totale e tij llogaritet ne 81 hektarë ndërsa projekti ka kushtuar 14 milion dollarë.

Pista e aeroportit te Kukësit ka përmasat e aeroporteve ndërkombëtare te klasifikuara ne grupin C, ndërsa është nder me te mëdhenjtë ne Ballkan. Pista është e gjate 2200 metër dhe gjerësi 60 m. Deri më tani, ky aeroport nuk mund të presë fluturime ndërkombëtare, pasi qeveria Nano ia ka dhënë të drejtën e vetme aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML