Rreth orës 13 të ditës së sotme në pusin 2116, sektori 6, Zharrëz pronë e kompanisë Albpetrol ka shpërthyer një gaz i fuqishëm. Si rezultat 5 persona, 3 familjarë dhe dy punonjës janë çuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga gazi. Gjithashtu janë evakuuar të gjithë njerëzit që ishin në shtëpitë për rreth. Mesohet se edhe persona te tjere kane pase probleme me frymemarrjen pas shperthimit.
Sipas drejtorit ë Albpetrolit, Ylli Gjoni në këtë pus janë përqendruar të gjitha mjetet e specializuara të cilat kanë bërë të mundur që pusi të mos përfshihej nga flakët, pasi dëmi do ishte i pallogaritshëm.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi dhe po punohet për eliminimin e problemit. Gazi vazhdon të dali ende nga tubacionet dhe njerzit nuk jane kthyer ne shtepite e tyre.