Gjashtë fëmijë kanë mbetur jetim ditën e sotme në qytetin e Tropojës. Babai i tyre Përparim Bardhi është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar dhe ka ndërruar jetë brenda pak minutave.
Viktima 46 vjeç ishte nisur me të vëllanë e tij, Izet Bardhi për të shkuar në Bjeshkë. Ata kanë lënë mbrapa fshatin Vucidol dhe kanë qenë duke u futur në fshatin Kuçan kur është dëgjuar një krismë dhe Përparimi është mbuluar nga gjaku.
I vëllai Izeti nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë për ta shpëtuar pasi ai ka ndërruar jetë brenda pak minutave. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje tragjike. Familjarët kanë përjashtuar mundësinë e vrasjes për hakmarrje pasi sipas tyre ata "nuk ishin në gjak" me askënd.