Premte, 21 Nentor 2008 14:38:25

Lexoni versionin Print

MM "zhduk" municionet e Armenisë

Ministria e Mbrojtjes ka asgjësuar gjatë muajve të fundit të gjitha municionet që kishte planifikuar t’i shiste në Armeni disa vite më parë. Municionet ishin bllokuar në Turqi, pasi Armenia në atë kohë ishte vend në konflikt, dhe më pas janë magazinuar në Shkozet të Durrësit.

Mark Brunga
Enjte, 21 Gusht 2008 10:04:00

DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka asgjësuar gjatë muajve të fundit të gjitha municionet që kishte planifikuar t’i shiste në Armeni disa vite më parë. Municionet ishin bllokuar në Turqi, pasi Armenia në atë kohë ishte vend në konflikt, dhe më pas janë magazinuar në Shkozet të Durrësit.
 
Por dje ministri i Mbrojtjes ka pohuar se është arritur që të hiqen 1309 ton municione të mortajave të kalibrit 120 mm nga zona e Shkozetit. Një pjesë e tyre janë djegur dhe një pjesë tjetër janë zhvendosur. Oketa inspektoi nga afër bazën ku ndodheshin kontenierët me municion të artilerisë së rëndë dhe falënderoi specialistët ushtarakë që kanë asgjësuar rreth 25 ton djegore predhash. Ato u asgjësuan në një poligon ushtarak të rrethit të Durrësit në zonën e fshatit Jubë – Sukth.

Sipas të dhënave në poligon punuan rreth 47 specialistë, të cilët patën në dispozicion 13 mjete të ushtrisë. Numri i djegoreve të asgjësuara me shpërthim ishte rreth 50.352 copë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u sistemua në depot ushtarake të Borizanës në Krujë.
 
Së bashku me djegoret, pak ditë më parë, është kryer edhe asgjësimi i 2.5 ton baruti të zi në uzinën e Mjekësit. Në lidhje me këtë çështje ministri Oketa tha se do të vazhdojnë të asgjësojnë në të ardhmenedhe municione të tjera të tepërta të ushtrisë shqiptare. Këto ekipe, ka bërë me dije Oketa, do të fillojnë punë sipas një plan-veprimi që është bërë gati prej kohësh.

Sipas burimeve të informacionit, në Repartin Ushtarak 4301/2 ishin strehuar 60 kontenierë, të cilat kishin brenda municione artilerie. Burimet saktësojnë se brenda tyre ndodheshin lloje predhash luftarake të topave 75/ mm pa zmbrapsje të llojeve akumulative shpuese dhe akumulative shpërthyese.

Gjithashtu inventari i tyre përmbante dhe predha topash fushorë 76 / mm, predha topash të artilerisë bregdetare dhe tankiste 100 /mm, predha topi obuz 122 /mm si dhe predha topi të rëndë që tërhiqen në fushën e luftimit me mjete të karrocuar. Armatimi i artilerisë ishte i prodhimit Sovjetik, Kinez, dhe një sasi e paktë e prodhimit Çekosllovak (ky i fondit i ardhur në fund të viteve 60-të). Sasia e përgjithshme e arsenalit të municioneve të artilerisë, e konfirmuar edhe në takimin e Oketës me ushtarakët specialistë, arrinte sipas burimeve në 1300 ton. Mark Brunga


Reagimi

Azerbajxhani kërcënoi me prishjen e marrëdhënieve

Pas bllokimit të armëve, ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit i ka nisur një letër homologut të tij Lulzim Basha, ku i kërkon të bllokojë këtë traktat, ndërsa pohon se ka njoftuar edhe kreun e Konferencës Islamike dhe Ankarasë, ku kërkohet të ndalohet menjëherë shitja e armëve nga Shqipëria për në Armeni. Në letër sipas APA, thuhet se "Një marrëdhënie e tillë mes Shqipërisë dhe Armenisë përbën kërcënim serioz"."Nuk është vetëm Azerbajxhani që kërcënohet në këtë rast, por edhe miqësia mes dy vendeve, anëtare të OKB-së, OSCE-së dhe Konferencës Islamike. Siç ju e dini më shumë se 800 mijë azerbajxhanas u detyruan të largoheshin si refugjatë si rezultat i agresionit armen dhe pastrimit etnik",- thuhet në letrën dërguar Bashës.

Ndërsa shtohet se duke dërguar armët Shqipëria shkel marrëveshjet ndërkombëtare, përfshi edhe atë të nënshkruar në Konferencën Islamike ku vendi ynë bën pjesë, vendet e së cilës sipas letrës janë angazhuar të mos i shesin armë Armenisë dhe të mos lejojnë që nëpër territorin e tyre të kalojnë armë për në Armeni. "Baku (kryeqytet i Azerbajxhanit) është i angazhuar kundër luftës, por t'i shesësh armë dhe t'i japësh ndihma ushtarake Armenisë është një akt kundër Azerbajxhanit",- thuhet më tej në letër ku kërkohet ndërhyrja e Bashës për të ndaluar shitjen e armëve.


Armenia

Nuk kemi porositur armë

Armenia ka mohuar zyrtarisht të ketë porositur armë në Shqipëri, ndërsa është e paqartë se kush i ka porositur armët të cilat MEIKO pretendon se po i dërgon në Armeni. Një zëdhënës shtypi i Ministrisë Armene të Mbrojtjes njoftonte se lajmet për blerje armësh nga Shqipëria ishin të rreme dhe se mes dy vendeve nuk ekziston asnjë marrëveshje për shitblerje armësh.


Municionet drejt Armenisë u bllokuan në Turqi

DURRËS- Municionet që ndodheshin në zonën e Shkozetit u kthyen mbrapsht nga MEICO pas një incidenti diplomatik mes Azerbajxhanit dhe vendit tonë. Ne u akuzuam se po i shisnim armë dhe municione një vendi që ishte në konflikt me të, Armenisë. Por kjo u shoqërua edhe me zhurmë diplomatike në OKB dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Anija transportuese u bllokua në detin Marmara në udhëtimin e saj për Armeni nëpërmjet Detit të Zi nga Direktorati i Përgjithshëm i Doganave Turke.

Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 2007 në Bosfor dhe ka pasur zëra se ishte kontingjenti i tretë që dërgohej në këtë destinacion, para se të ndodhte bllokimi. Materiali ushtarak u kthye mbrapsht dhe u regjistrua në Doganën Shqiptare jo si kthim në origjinë, siç dhe ishte realisht, por si import armatimi. Kohë qëndrimi i gjatë nën qiell të hapur dhe brenda një zone të banuar ka vënë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, për të eliminuar shpejt këtë vatër të nxehtë. Oketa, në takimin e zhvilluar në repartin ku ishte magazinuar ky arsenali rrezikshëm, garantoi para kontenierëve të zbrazura se municionet jo vetëm që janë transportuar nga zona e banuar, por edhe se pjesa më e rrezikshme si baruti dhe djegoret, janë eliminuar. “Pjesa tjetër, e cila tashmë është magazinuar mund, të konsiderohet si pjesë e parrezikshme”,- tha dje në Shkozet ministri Oketa.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML