Premte, 29 Gusht 2008 23:35:27

Lexoni versionin Print

Apeli lë në burg inxhinierin e urbanistikës

Shkodër- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg inxhinierin e komunës Velipojë, akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës.

Anila Dushi
Merkure, 23 Korrik 2008 21:58:00

Shkodër- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg inxhinierin e komunës Velipojë, akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës. Vendimi është dhënë në seancën e sotme, në ngarkim të Lekë Markut, arrestuar në orët e vona të 30 qershorit.

Apeli ka marrë në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit për caktim të një mase tjetër sigurie për të. Dhënia e vendimit për masën e sigurisë ndaj Markut, e cila u kërkua pas apelimit të mbrojtes ka zgjatur rreth 2 orë.

Akuza e përfaqësuar nga prokurori Saliko Hako i ka kërkuar trupit gjykues që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kërkesën e tij ai e ka argumentuar me faktin që në momentin e ndalimit, i dyshuari ka qenë duke kryer një vepër penale dhe rrjedhimishtndalimi i tij konsiderohet i ligjshëm. Nga ana tjeter pala mbrojtëse e ka kundërshtuar akuzën me faktin se personi, i cili ka bërë kallëzimin është shtyrë nga policia dhe prokuria për të inkriminuar Marku.

Avokatët Bujar Hoti e Alfred Pjetranikanëtheksuar se bëhet fjalë për një tendencë kriminale për të inkriminuar një person me funksione shtetërore. Këtë avokati mbrojtëse ka argumentuar me emra konkretë të personave, të cilët kanë bërë kallëzimin dhe njëkohësisht kanë aktivitete të tyre private në plazhin e Velipojës.

Madje mbrojta ka reaguar ashpër duke deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj paditësve për dëshmi të rreme. Dëshmitaret kyç të kësaj akuze tij janë L.H, pronare e një lokali nate dhe D.M pronar i një fast food.

Mbrëmjen e 30 qershorit D.M i kishte kërkuar inxhinierit të urbanistikës Lekë Markut që të takohej me të në një lokal në qendër të qytetit të Shkodrës. Pas disa bisedave të bëra për mundësinëe rindërtimit të lokalit që ishte prishur D. M e ka ftuar Markun për një kafe, veprim ky i kryer nën vëzhgimin e plotë të policisë.

Sapo dy bashkëbiseduesit jane ngritur nga lokali, inxhinier Markut i janë vënë prangat pasi me parë D.M i kishte dhënë nje zarf me 25 mijë lekë. Një ditë me pas një tjetër kallëzim kundër inxhinierit të urbanistikës në Velipojë, është depozituar nga pronaria e e një lokali nate në plazh, duke e rënduar më tepër akuzën ndaj Lekë Markut.

Mbrojta ka kërkuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi kundrejt vënies së garancisë pasurore, pasi sipas saj akuza nuk i plotëson kushtet e sigurisë me arrest në burg. Vetë Lekë Marku nuk ka foluar asnjë fjalë duke ia lënë gjithçka avokatëve të zgjedhur prej tij.

Por gjykata ka vendosur sërish qëndrimin në burg për të akuzuarin.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML