Shtune, 30 Gusht 2008 06:53:04

Lexoni versionin Print

Mbolli kanabis në oborr, arrestohet

Koplik- Policia ka arrestuar një banor të fshatit Bzhetë të komunës së Shkrelit nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, kanabis sativa.

Anila Dushi
Merkure, 23 Korrik 2008 20:59:00

Koplik- Policia ka arrestuar një banor të fshatit Bzhetë të komunës së Shkrelit nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, kanabis sativa. Sipas burimeve policore, mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ludovik Sufaj, banues në lagjen Çulaj në qytetin e Koplikut.

“Ndalimi i tij, u bë sepse në oborrin e banesës, një ditë më parë u gjetën dhe asgjësuan 30 rrënjë kanabis sativa”- thanë burimet e policisë lokale. Policia mësohet se kishte marrë informacion më parë për ekzistencën e bimës narkotike të mbjellë dhe ka shkuar aty e shoqëruar dhe nga kryetari i këshillit bashkiak të qytetit të Koplikut.

Në momentin kur është gjetur bima narkotike, kryefamiljari Sufaj nuk është gjetur në banesë, por ai është kapur sot. Ndërsa është bërë asgjësimi i bimës narkotike, policia ka kryer veprimet përkatëse dhe ka marrë mostrat që do i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në rrethin e Malësisë së Madhe, ditët e fundit janë identifikuar dhe asgjësuar 1415 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të saj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML