Mungesa e gjakut ka vënë në alarm pacientët që vuajnë nga talasemia dhe kanë nevojë urgjente transfuzionin e vazhdueshëm të gjakut.
NgaBanka e gjakut në Lushnje përsëritetthirrja drejtuar dhuruesve me pagesë dhe atyre vullnetarë në emër të mbi 300 të sëmurëve, kryeisht nga jugu i vendit, që trajtohen në këtë qytet.
Sipas mjekëve në këtë qendër, rezervat e gjakut janë në kufijtë kritikë.
Që do të thotë se nuk përballohen nevojat për të semurët e kartelizuar dhe urgjencat që mbërrijnë çdo ditë e kanë nevoje emergjente për marrjen e gjakut.
“Dhurimi vullnetar është në nivele të papërfillshme, ndërsa dhurimi me pagesë ka shifra të ulëta, krahasuar më muaj më parë”- bëjnë me dije burime nga banka e gjakut.
Në këto kushte, kryetari i shoqatës së të sëmurëve talasemikë, Musa Zeneli në një prononcim të tij theksoi nevojën e ngutshme të importit të gjakut nga jashtë.
“Duhet të zbatohet ligji për importin e gjakut, kjo do të lehtësojë punën dhe do të zgjidhë njëherë e mirë krizën”, theksoi Zeneli, dje gjatë një takimi me specialistë në spitalin e Lushnjes.
Ndërsa mjekët e Lushnjes, të cilët e shohin emergjencën e transfuzionit kërkojnë ta zgjidhin problemin e vjetër nëpërmjet dhurimit me donatorë vendas. “Dhurimi vullnetar është cilësi jete. Ne duhet t’i drejtohemi seriozisht rezervave, të cilat mund t’i sigurojmë në vend, në rast se do të dimë ta menaxhojmë më mirë situatën”- tha mjekja pediatre Hatixhe Spahiu.