Shtune, 30 Gusht 2008 06:43:53

Lexoni versionin Print

Atak në zemër, vdes në liqen 22-vjeçari

Pogradec- Hyn për t’u freskuar në liqen, por humbet jetën brenda në ujë. Ngjarja është shënuar në Pogradec, duke regjistruar kështu edhe viktimën e parë të kësaj vere në liqen.

Bardhyl Berberi
Merkure, 23 Korrik 2008 18:18:00

Pogradec- Hyn për t’u freskuar në liqen, por humbet jetën brenda në ujë. Ngjarja është shënuar në Pogradec, duke regjistruar kështu edhe viktimën e parë të kësaj vere në liqen.

Sipas burimeve të policisë, viktima është 22-vjeçari, Mexhit Çollari nga fshati Urakë i Përrenjasit. Ai së bashku me shokun e tij Viktor Toçka janë nisur nga fshati Urakë në drejtim të Pogradecit për plazh. Pasi kanë qëndruar për disa orë në diell hynë në ujë për t’u freskuar.

Sapo kanë bërë disa metra not, 22-vjeçari është zhytur dhe nuk po dilte nga uji. Në këto rrethana shoku i tij ka shkuar me shpejtësi, por e ka gjetur pa shenja jete. Edhe pas përpjekjeve për t’i bërë frymëmarrje artificiale, asgjë nuk ka ndryshuar.

Sapo janë lajmëruar të afërmit, trupi i të ndjerit është tërhequr në drejtim të banesës pa iu nënshtruar autopsisë. Ndërkohë, policia është drejtuar në fshatin e viktimës për ekspertizën mjeko-ligjore.

Nga të dhënat hetimore ka rezultuar se i riu nuk ka vdekur si pasojë e mbytjes në liqen, por si pasojë e një goditjeje në zemër.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML