Hene, 08 Shtator 2008 09:07:51

Lexoni versionin Print

Antidroga, 9 të arrestuar për shpërndarje heroine

Tiranë- Antidroga e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, të akuzuar si pjesë e një rrjeti të organizuar për shitjen e heroinës.

Shekulli Online
Merkure, 23 Korrik 2008 18:04:00

Tiranë- Antidroga e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, të akuzuar si pjesë e një rrjeti të organizuar për shitjen e heroinës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës bëhet e ditur se ndalimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar ”Bardhë e Zi”, me arrestimin e këtyre shtetasve në banesat e tyre pranë shkollës ”Bajram Curri”.

Personat e arrestuar janë Krenar Dajti, 30-vjeç, i proceduar më parë për “armëmbajtje pa leje”; BledarKovaçi, 27vjeç, me pseudonimin “bjondi”; ZamirGjuzi, 24 vjeç, i njohur me pseudonimin ”Zamir Qorri”; AgronKoci, 33vjeç, me pseudonimin “Gjon Rrapi”; Elidon Xhiku, 22vjeç;Geris Lala, 24vjeç; SokolMhilli, 42vjeç; ZizjaMehmeti, 25vjeç dheAlmaMehmeti, 20vjeç.

“Të gjithë këta persona, banorë të një lagjeje bënin pjesë në një rrjet të fuqishëm, i cili organizonte dhe monitoronte tregun e shitjes së heroinës në kryeqytet”- thanë burimet policore.

Gjatë arrestimit, atyre iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automjet, i cili shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë, rreth 30 gramë lëndë e dyshuar heroinë, shuma e parave prej 70 000 lekësh të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe 6aparate celulari. Aktualisht strukturat e antidrogës së Tiranës janë duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për sqarimin e mëtejshëm të pozicionit të të arrestuarve në rrjet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML