Parlamenti i Maqedonisë në seancën e sotme plenare, me 62 vota pro ratifikoi marrëveshjen për heqjen e vizave më Shqipërinë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë, do të qarkullojnë lirisht mes dy vendeve pa viza. Ndërkohë në seancën e sotme është vendosur që shtetasit e një vendi në vendin tjetër mund të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda gjashtë muajve.
Duke iu referuar vendimit më të fundit të parlamentit mësohet se në marrëveshjen në fjalë për çështjen e vizave, parashikohet që zonat kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do të mund të kalojnë në vendin tjetër fqinj vetëm me karta identiteti. (INA)