Premte, 22 Gusht 2008 00:49:02
    

Lexoni versionin Print

Largimi i diplomatëve nga seanca, reagon Bufi

Tiranë- Akt të paprecedentë e ka quajtur sot deputeti i PS-së Ylli Bufi, largimin nga Kuvendi të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së dhe trupit diplomatik ndërsa raportonte kryeprokurorja Ina Rama.

Shekulli Online
Merkure, 23 Korrik 2008 16:06:00

Tiranë- Akt të paprecedentë e ka quajtur sot deputeti i PS-së Ylli Bufi, largimin nga Kuvendi të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së dhe trupit diplomatik ndërsa raportonte kryeprokurorja Ina Rama.

Sipas tij, largimi i tyre nga llozha e caktuar është tërësisht në kundërshtim me praktikat parlamentare që garantojnë transparencën e nevojshme të procesit legjislativ dhe një incident i pakuptimtë në marrëdhëniet e bashkëpunimit të mirë që Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e shtetit shqiptar kanë vendosur me përfaqësuesit e SHBA dhe të BE-së në procesin e konsolidimit demokratik dhe të integrimit euroatllantik të vendit.

“Unë do të dëshiroja që këto të ishin gabime rastësore të shërbimit administrativ të Kuvendit, por shkeljet e përsëritura te rregullores së Kuvendit në drejtim të programimit të punimeve të kuvendit, në mënyrë të veçante ato që lidhen me caktimin e rendit të ditës, si dhe në drejtim të zvogëlimit të hapësirës së nevojshme për opozitën duke mos i dhënë asaj kohën e nevojshme në përputhje me rregulloren, janë të lidhura më mënyrën se si zonja Topalli po drejton Kuvendin”- tha ai.

Sipas Bufit, opozita edhe në mjaft raste të tjera ka kritikuar veprimet e njëanshme të kryetares së Kuvendit, veprime që nuk përfaqësojnë institucionin e Kryetarit të Kuvendit si garant i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, por që duket se lidhen me funksionin e saj partiak të nënkryetares së Partisë Demokratike. Ai ka kujtuar edhe incidentin në Kuvend, ku sjellja dhe fjalori i kryeministrit të vendit ishte e padenjë për aulën e parlamentit, ishte jo korrekt dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Me cilësinë e nënkryetarit të kuvendit dhe si përfaqësues i opozitës ai ka kërkuar nga Byroja e Kuvendit, nga Konferenca e Kryetarëve, si dhe nga Kryetarja e Kuvendit marrjen e masave të nevojshme që incidente të tilla të mos përsëriten dhe të garantohet transparenca e nevojshme në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML