Premte, 22 Gusht 2008 00:38:02
    

Lexoni versionin Print

Rama: Berisha t’u kërkojë ndjesë gjithë shqiptarëve

Tiranë- Plot 24 orë pas ngjarjes së shëmtuar në Kuvendin e Shqipërisë, me protagonist kryeministrin e vendit ka reagur kreu i opozitës, Edi Rama. Gjatë një deklarate për mediat ai ka kërkuar nga kryeministri të kërkojë ndjesë jo vetëm për deputetin e fyer familjarisht, për deputetët e sallës, por për gjithë ata që dëgjuan apo morën vesh se çfarë ngjau në sallën e parlamentit.

Bruna Prifti
Merkure, 23 Korrik 2008 13:47:00

Tiranë- Plot 24 orë pas ngjarjes së shëmtuar në Kuvendin e Shqipërisë, me protagonist kryeministrin e vendit ka reagur kreu i opozitës, Edi Rama. Gjatë një deklarate për mediat ai ka kërkuar nga kryeministri të kërkojë ndjesë jo vetëm për deputetin e fyer familjarisht, për deputetët e sallës, por për gjithë ata që dëgjuan apo morën vesh se çfarë ngjau në sallën e parlamentit.

“Prita 24 orë për t'i dhënë Kryeministrit Sali Berisha shansin që të ngrihet nga bataku i primitivizmit ekstrem, ku u zhyt kokë e këmbë në mes të natës së pardjeshme, duke spërkatur me baltë gjithë Parlamentin e Shqipërisë dhe duke turpëruar të gjithë popullin që e ka kryetar qeverie, dhe për të kërkuar ndjesë. Prita 24 orë për t'i dhënë Kryeministrit Sali Berisha mundësinë që të kujtohet se nuk jemi as në kohën e kacafytjeve mes fiseve primitive dhe as në vendin e hakmarrjes a të gjakmarrjes, por në shekullin e XXI-të dhe në Shqipërinë kandidate për NATO e për Bashkimin Europian, ku është e papërfytyrueshme të qeveriset duke sharë nga motrat e duke dhunuar me fjalë e me grushte deputetët e opozitës dhe ku ndjesa publike pas shfaqjesh shumë herë më pak të papëlqyeshme se sa ajo e kryeministrit tonë parmbrëmë është normë e pashmangshme”- tha Rama.

Ai ka deklaruar se ka pritur me shpresë se Berisha do të gjente kurajën për të shprehur pendesën e tij për atë shfaqje monstruoze që ka skandalizuar e shqetësuar çdo shqiptar, të madh e të vogël, prindër e fëmijë. Rama ka kujtuar se dje nuk ishte dita për të bërë replikën bajate të radhës dhe aq më pak për të kërcitur dhëmbët duke iu përgjigjur vulgaritetit qeveritar me vulgaritet opozitar, po dita për t'u lënë të gjithë shqiptarëve mundësinë të njihen me dëshminë rrëqethësedhe të dëgjojnë dëshmitarët, në emër të të cilëve foli dje Kryetarja e Grupit Socialist.

Ndërsa sot, sipas tij është dita për të thënë se Sali Berisha e mbuloi veten parmbrëmë me një turp tjetër, të pashembullt e të padëgjuar në historinë e Shqipërisë e të Evropës, por edhe se turpi i dy netëve më parë sot rëndon akoma më shumë sepse duke mos kërkuar asnjë lloj ndjese Kryeministri i Shqipërisë u thotë të gjithë shqiptarëve, pa dallim, se për të s'ka asnjë fije rëndësie dinjiteti i tyre si qytetarë e si zgjedhës.

Këtë turp të madh, sipas tij, asnjë shqiptar e shqiptare s'duhet ta harrojë dhe madje duhet ta kujtojë mbi të gjitha ato që duhen mbajtur mend për ditën e zgjedhjeve të ardhshme. Sepse kjo e këtyre dy ditëve ishte shprehja më shembullore e faktit se shqiptarët e shqiptaret, qofshin ata që nuk e kanë votuar qofshin ata që e kanë votuar Sali Berishën,

për Kryeministrin e Shqipërisë s'janë vëllezër e motra, s'janë nëna e baballarë, s'janë gjyshër, nipër e mbesa, s'janë njerëz të cilëve ai duhet t'u shërbejë me përkushtim e përulësi, por janë thjesht një turmë ndaj së cilës zoti Kryeministër s'ka as detyrimin të përmbajë pulsionet e tij primitive e as obligimin minimal të ndjesës publike.

“Përkundrazi, në vend të ndjesës me duart e shërbëtores së tij Jozefinë, Kryeministri përjashtoi për 15 ditë nga Kuvendi viktimën e barbarisë së tij. Kush ka sy të shikojë kush na qeverisë, kush ka veshë të dëgjoj si na qeverisë, kush ka mend të mos harrojë asgjë, për të mos lejuar që ky njeri jo vetëm i paaftë e i papërgjegjshëm, por edhe i paskrupullt, të na qeverisë përtej afatit që i skadon në më pak se një vit”- tha më tej ai, duke shtuar se kjo ndodhi e turpshme është një arsye kuptimplotë më shumë për t'i dhënë jetë bashkimit të ri të të gjithë qytetarëve, socialistë, demokratë apo pa parti, që duan një jetë me dinjitet në një Shqipëri dinjitoze.

Rama ka kujtuar edhe njëherë se është koha për ta shkulur të keqen e rrënjosur thellë në politikën shqiptare, pa rënë në batakun e gjuhës së egër të sharjeve e shpifjeve reciproke, po duke vazhduar me largpamësi e vendosmëri rrugën që na ndan nga politika e vjetër e 17 vjetëve dhe nga shëmbëlltyra e saj më e keqe, Sali Berisha.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • etmond guri: - 07-25-08
    turp per parlamentin

    Diskutojme ato qe degjojme, pa marre pjese, thjesht ne rolin e shikuesit

  • pellazg: - 07-24-08
    falje

    rama ka krijuar personazhin e tij me sharje.ka kerkuar ndonjeher falje???

  • Frederk Memisha: - 07-23-08
    Jo demagogji ,por veprim konkret.

    Jo demagogji ,por veprim konkret.


    Zoti Rama ,ju dhe partia qe ju drejtoni per nji kohe te gjate ,sic ishte problemi I kryeprokurorit e keni bojkotuar parlamentin disa here duke I imponuar maxhorances te ulet ne treze me ju.Jam dakord me veprimet e bera dhe them se duhet te kishit bere me shume .Nuk them se ato kohe iken ato jane ende aty pasi populli e sheh dhe e ndjene cdo dite ne kurrizin e tija politiken e ndyre shqipetare..
    Duke lexuar ne shtyp reagimin e parties tuaj me krijohet pershtypja se kjo eshte nje farse politike e rradhes dhe jo nje qendrim I drejte dhe dinjitos I nje partie opozitare kryesore dhe me peshe te barabarte e ndoshta me te medhe ne vend se sa PD.ja.
    Ne se ju dhe partia qe ju drejtoni, e ndjeni se ne cfar drejtimi usheheq e vepron partia ne pushtet, nen drejtimin e nje njeriu ( per mendimin tim te semure mendor )duhet te luftoni me te gjitha format demokratike parlamentare ,jo sic keni luftuar deri tani duke shtigje e probleme te pa zgjidhura sa e si duhet.Ju nuk duhej te dilnit me nji thirrje gjysem personale duke I kerkuar te semurit te Bosforit per te kerkuar falje publike.Jo ketu e keni shume gabim,kova nuk mban me uje jo vetem per te semuret e bosforit poe e dhe per partine qe ju drejtoni ne se ju nik kerkoni me vendosmeri doreheqjen e keti te semuri psiqik.
    Nuk e kuptoj se si ju parlamentatret jo vetem te PS,por te gjitha partive politike do te uleni ne parlament e diskutoni me nje person qe pa piken e ngurimit,kultures demokratike qytetare dhe pa piken e ndrojtjes e ngurrimit do te qendroje krenare para jush duke ju shikuar ne menyre provocative e shrehur me qendrimin fodull;- .A e mendoni ju parlamentaret shqipetare se sa poshte e keni ulur vehten,a nuk e ndjeni kete poshterim moral qe po ju behet e po jetoni ,duke e pranuar ne heshtje shtypjen dhe poshterimin ju I tregoni popullit qe ju ka zgjedhur dhe qe ju paturpesiaht perfaqesoni se sa te pa afte e te nenshtruar jeni.
    Mos beni demagogji sot per te fituar zgjedhjet pas nje viti,kova eshte mbushur plot dhe po derdhet.Eshte ne doren tuaj qe Kryeministri ,virusi cancxeroz I deshtimeve ekonomike e dhe drejtimit te percundur te kombit ,te fshihet nga faqia politike e vendit njihere e pergjithmeone.
    Eshte detyre e parties socialiste si forca e dyte me e madhe politike ne vend ta realizoje kete.Ajo nuk duhet te dale me nji kerkese pa force levizese,ajo duhet te kerkoje doreheqien urgjente te krueministrit dhe cuarjen ne rruge penale te vepres se tije,PS jo vetem duhet ta kerkoje port e parashtroje the te gjitha aket ligjore ,demokratike parlamentare qe ajo do te ndjeke deri ne heqjen e eti kanceri nga trupi I shqipetareve.Ju deshet te conit vendin ne zgjedhje te parakoheshme nji vit me pare,ndoshta kushtet nuk ishin plotesuar..por tani ju duhet ta beni ate .O DOREHEQJEN E KRYEMINISTRIT DHE CUARJEN PARA LIGJIT . OSE BOJKOTIM I PARLAMENTIT DERI NE DHENIEN E DOREHEQIES NGA ANA E TE GJITHE ATYRE PARLAMENTAREVE QE E NDJENE SE NUK MUND TE VAZHDOJNE TE PUNOJNE E PERFAQESOJNE POPULLIN NE KUSHTET E KRIJUARA.
    PERUNDIMI;- VDEKJE E PARLAMENTIT ,RREZIMI I TIJA DHE ZGJEDHJE TE REJA URGJENTE.
    Veproni sa me pare dhe mos e lejoni vendinte shkoje prap ne kushtet e 1997.
    Mos shikoni vtem intresat momentale vetiake por dhe ato te popullit.Them interesat momentale pasi pot e jepni doreheqien te gjithe njiheresht Parlamenti bie dhe do te kete zgjedhje urgjente,Populli duke vleresuar punen dhe aktin e seicilit do zgjedhe po ju ,pra interesi qe ju humbni eshte momental,por qe ju paguan pas me dy fishin.

  • Mark H.: - 07-23-08
    Burri matet nga truni e jo nga gjymtyret

    Kena pase dikur ne Shkoder.Xhemalin e Budes nga ana e myslimanve,Piklishin ne gjuhadol si dhe Tom Krajen qe ishin profesionista nga te sharit edhe pse nuk kishin haberr nga shkollim,Berisha ia kalon duke merituar vendin e pare.Me kujtohet ,rahmet past,Ragip Pinuci qe per pak hangra goditje prej tije por fale skjarimit nga te tjeret,shpetova.Edhe sot me kujton ngjarja e kuvendit,si nuk nxorri nji fjale fyese i nderti Ragip me mosh mbi 72 vjec e jo ma shume se 1m mbi toke.Kishe lezet me e pa,vesh e mbathe me kostume xhamadan e me sahat florinit me qystek ne xhep.Shume i edukuem me ja pas lakmi kuvendi e sidomos Berisha me Topallen.

  • agron hoti: - 07-23-08
    a mor edi

    qe te largohemi nga politika 17-vjecare,duhet te largoheni te gjith ju qe na ngaterruat per 17 plus 50 te vjetrat apo i harrove ,dhe per mua ketu qendron difekti qe nuk ecim perpara,sepse po komandohemi nga te njejtet qe na lane mbrapa.berisha shau me nene e motra gjith shqipetaret,nano para 4- vjetesh i shau nen ze duke injoruar familjet e viktimave ne det ,apo i harruam,ti zoti edi i shave me rob shpie te gjith shqipetaret kur bete dallavere me kushtetuten dhe ne fund me duket se erdhi rradha ime duke futur edhe veten ne liste ti shaj te gjithe te humburit shqipetar dhe pak e keni.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML