Buxheti shtesë i qeverisë është në kundërshtim me kushtetutën. Shqetësimin e ka ngritur, deputeti socialist, Arben Malaj i cili pati jo pak replika me kryeministrin Sali Berisha në seancën parlamentare të zhvilluar për këtë qëllim dy ditë më parë.
“Qeveria pokërkon të përdorë shpenzime nga të ardhurat ngaprivatizimi të cilat nuk i ka pasqyruar në buxhet. Në çdo vend buxheti pasqyron kufirin maksimal të shpenzimeve, qeveria nuk mund të përdorë asnjë qindarkëtë papërfshirë dhe pasqyruar në buxhetin e miratuar nga parlamenti. Kjo është shkelje e rëndë kushtetuese, cënon rëndë transparencën e të ardhurave nga privatizimi, cënon rëndë kontrollin parlamentar mbi buxhetin,” – tha Malaj.
Në buxhetin suplementar të qeverisë, veçkritikave për dështimet e qeverisë dhe rritjen e varfërisë së shqiptarëve, kemi denoncuar edhe njëshkelje shumë të rëndë të demokracisë parlamentare.
Qeveria pokërkon të përdorë shpenzime nga të ardhurat ngaprivatizimi të cilat nuk i ka pasqyruar në buxhet.
“Në çdo vend buxhetipasqyron kufirin maksimal të shpenzimeve, qeveria nuk mund të përdorë asnjë qindarkë të papërfshirë dhe pasqyruar në buxhetin e miratuar nga parlamenti” – vazhdoi Malaj.
Malaj i ka kërkuar publikisht Presidentit të Republikës të mbrojë Kushtetutën e vendit nga ky abuzim i maxhorancës me buxhetin e vendit.
Poshtë neni i ligjit
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
L I G J
Nr. 9936, datë 26.6.2008
PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 40
E drejta për të kryer shpenzime
Fondet e miratuara për njësitë e qeverisjes qendrore në ligjin e buxhetit vjetor përbëjnë kufirin maksimal të shpenzimeve, brenda të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe të kryejë shpenzime. Këshilli i Ministrave e ushtron këtë autoritet i përfaqësuar nga Ministri i Financave.
Fondet e miratuara në vendimin për buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore përbëjnë kufirin maksimal të shpenzimeve, brenda të cilit kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe të kryejë shpenzime.
Si rregull, e drejta për të kryer shpenzime, brenda kufirit të fondeve të miratuara, skadon ditën e fundit të vitit buxhetor, pavarësisht nëse kontrata njëvjeçare ose shumëvjeçare mund të vazhdojë edhe në vitin buxhetor pasardhës. Për kontratat shumëvjeçare, e drejta për të kryer shpenzime mund të zgjatet përtej vitit buxhetor, por jo më shumë se 3 vjet pas përfundimit të vitit buxhetor. Kontratat dhe afatet e zgjatjes së të drejtës për të kryer shpenzime përcaktohen me dispozitë të veçantë në ligjin e buxhetit vjetor për vitin buxhetor pasardhës.
Shpenzimet e kryera në vitin buxhetor, për llogari të fondeve të miratuara në vitin buxhetor paraardhës, regjistrohen dhe raportohen të ndara nga ato të kryera për llogari të fondeve të miratuara në vitin buxhetor.