Megjithëse numërohen më shumë se 138 000 punonjës, industria e turizmit në Shqipëri gjendet ende në udhëkryq, duke frikësuar turistët potencialë të cilët nuk janë familjarë me vendin.
Ky është edhe shqetësimi më i madh për agjencitë shqiptare të turizmit.
Turizmi ka njohur rritje të madhe në vitet e fundit pasi doli nga periudha e tranzicionit.
Më shumë se 1.6 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2007 dhe ky numër pritet të rritet edhe më shumë gjatë këtij viti.
Megjithatë, ndërkohë që qeveria jep statistika të suksesit të industrisë së turizmit, operatorët turistikë dhe grupe të ndryshme ngrenë shqetësimin e infrastrukturës së keqe dhe mungesës së promocionit, gjë që e lë tregun shqiptar mbrapa krahasuar me konkurrentët.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Organizata Kombëtare e Turizmit janë rreth 627 hotele në të gjithë vendin, dhe vetëm 36 prej tyre janë të certifikuar sipas rregullave
Pronarët i vendosin vetë yjet si e mendojnë ata cilësinë e hotelit. Shumica e hoteleve të certifikuar me yje sipas rregullit janë të vendosur në Tiranë.
Përveç hoteleve, Shqipëria ka dhe 908 vende të tjera akomodimi, me hapësirë 33 943 shtretër.
Në raportin e vitit 2007 të Forumit Ekonomik Botëror për konkurrencën në industrinë e turizmit, Shqipëria është renditur e 90-ta nga 140 vende.