I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të kryetarëve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Faktit në Gjirokastër nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka pohuar se “procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të gjykatave ka qenë transparent”.
“Në pak javë është hedhur një hap shumë i rëndësishëm, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka patur një proces maratonë në fushatën dhe sistemin e zgjedhjeve për drejtuesit e gjykatave”, ka pohuar Spahiu.
Ka qenë një proces shumë i gjatë, transparent, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në këtë formë, kanë kandiduar më shumë se 54 gjyqtarë gjë që tregon që mënyra dhe gara ia arriti qëllimit”, është shprehur nënkryetari i KLD-së në Gjirokastër.
Tashmë Gjykatën e Apelit në Gjirokastër do ta drejtojë, Maria Qiriazi ndërsa Desard Abdylaj është kryetari i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.