Wed, 23 Jul 2008 23:24:41
    

Lexoni versionin Print

Topi, sot në Izrael

Pesidenti Topi do të zhvillojë takime bilaterale me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Shimon Perez, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme Cipi Livni

Tue, 13 May 2008 11:33:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të niset sot në krye të nje delegacioni zyrtar për në Izrael ku është i ftuar të marrë pjesë në Konferencën Presidenciale "Përballja me të nesërmen", e cila do të zhvillohet në Jeruzalem.
 
Në Konferencën që mbahet me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Shtetit të Izraelit, do të trajtohen tema të rëndësishme të sfidave globale me pjesëmarrjen e liderëve dhe personaliteteve të shquara botërore si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, krerët e shteteve të Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Ukrainës, etj, si edhe ish-presidentë dhe kryeministra si Toni Bleir e Mikail Gorbaçov.

Presidenti Topi do të zhvillojë takime bilaterale me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Shimon Perez, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme Cipi Livni dhe është i ftuar nga Presidenti amerikan Bush në pritjen e veçantë me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Shtetit të Izraelit.

Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë edhe një takim të posaçëm me bashkësinë shqiptaro-hebreje që jeton prej vitesh në Izrael, ku do të shfaqet edhe dokumentari "Toka e Besës".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • burgu: - 05-14-08
    bravo topi

    Ketu doja te dilja dhe une qe me Izraelin dhe Ameriken duhet te ekzistoj miqesi shume e ngushte, sepse na duhet miqesia me te fortin..gjithashtu ftesa qe i ka ber dhe presidenti Xhorxh Bush..god bless Albania and Usa..shqiptaro-hebrenjt na bejn mir ne forcimin e shtetit

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML