Wed, 23 Jul 2008 23:25:37
    

Lexoni versionin Print

Rama: Jo riprekjes së kushtetutës vetëm për imunitetin

Ne e kemi deklaruar publikisht se jemi të gatshëm të diskutojmë por kjo nuk do të jetë një çështje e veçuar nga diskutimi i thelluar i gjithë problematikës të paktit ndërkombëtar të drejtësisë

Tue, 13 May 2008 15:17:00

Kryesocialisti Edi Rama i propozon kryeministrit Berisha një diskutim mbarepublik për çështjen e imunitetit, ndërsa bën thirrje qe njerëzit me imunitet te qëndrojnë larg drejtësisë. Rama kërkoi qe këto diskutime te përfshihen ne diskutimin e paktit  për reformën ne drejtësi. Rama megjithatë nuk e sheh te nevojshëm ndryshimin e kushtetutës për çështjen e imunitetit. Këto deklarata kryeopozitari i beri gjate një tryeze për integrimin.

“Ne e kemi deklaruar publikisht se jemi të gatshëm të diskutojmë por kjo nuk do të jetë një çështje e veçuar nga diskutimi i thelluar i gjithë problematikës të paktit ndërkombëtar të drejtësisë, nuk do të jetë asnjë arsye për tu rifutur në kushtetutë për një element të vetëm dhe të veçantë por do të jetë pjesë e një ndërhyrje më të gjerë për të cilën do të ketë një diskutim të madh publik dhe që duhet të vijë si rrjedhojë e asaj vetëdije që mishërohet në paktin ndërkombëtar për drejtësinë” – tha Rama.


Fatos Beja, nënkryetar i kuvendit

Sa i përket imunitetit kur të fillojë grupi i punës do shikojmë qëndrimin e palëve dhe do gjejmë variantin që i përmbushet qëllimit. E rëndësishme është që asnjë të mos ketë mundësi për ta përdorur imunitetin për interesa vetjake apo abuzimin me pozicionin”.

Ilir Meta, LSI

"Ne kemi humbur mundesine per heqjen e imunitetit pasi e vetmja mundesi ishte ne kushtetute. Tani qe kushtetuta u ndryshua ne nuk kemi me mundesi per ta hequr ate"- tha Meta


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML