Wed, 23 Jul 2008 23:22:26
    

Lexoni versionin Print

Shtyhet gjyqi ndaj të akuzuarit për pedofili me jetimët

Gjyqi është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi.

Tue, 13 May 2008 14:11:00

Është shtyrë për një ditë tjetër gjyqi ndaj David Brown i akuzuar  për "pedofili" ndaj fëmijëve shqiptarë gjatë kohës kur ai ka punuar si administrator i qendrës së bamirësisë "His Children".

Ne gazeten angleze scotsman.com behet e ditur se gjyqi është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi.

David Brown është shfaqur në gjyq në gjykatën e Tiranës për tu përballur me akuzën e abuzimit me fëmijët në shtëpinë e tij.

Brown, 56 vjec ka kaluar më shumë se 22 muaj në burg duke pritur për gjyqin duke kundërshtuar edhe akuzat në drejtim të tij për abuzim me fëmijët jetimë.

Avokatja mbrojtëse e tij, Gjystina Golloshi tha se seanca gjyqësore e radhës është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi. Pritet që Brown të shfaqet sërish në gjykatë ditën e mërkurë.

Akuzat për pedofili rëndojnë ndaj shtetasve anglezë David Braun, Dino Christodolu dhe Robin Arnold.

Mësohet se veprimet hetimore janë kryer edhe mbi të ardhurat dhe financimet e qendrës ku ata operonin, pasi dyshohet se persona me prirje "pedofilie" kanë paguar administratorin Braun që të punojnë vullnetarë në këtë qendër dhe më pas të abuzojnë me fëmijët.
Ndërsa përfaqësuesja ligjore e 56-vjeçarit Braun, avokatja Gjystina Golloshi, ka pretenduar para gjykatës gjatë kërkesës për shuarje të masës së sigurisë, se "është kryer akt-ekspertimi mjeko- ligjor ndaj shtetasit David Braun për aftësitë e tij seksuale dhe ka rezultuar nga ekspertimi se 56-vjeçari Braun nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale pasi është impotent",-thuhet në kërkesën e avokates, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata katër muaj më parë.
Këtë fakt e ka mbështetur edhe vetë i pandehuri Braun gjatë një seance gjyqësore, duke u shprehur se: "nuk jam i aftë seksualisht të kryej marrëdhënie seksuale, pasi vuaj nga sëmundja e "fimozës" dhe për më tepër, nuk jam unë ai që kam bërë abuzime me fëmijët.

Abuzime kanë bërë disa vullnetarë të tjerë, të cilët tashmë janë në Angli", -ka thënë Braun për dy vullnetarët e tij Christodolu dhe Arnold. Ndërkohë, këta dy të dyshuar që ndodhen në kërkim nga drejtësia shqiptare.
"Kohë më parë kemi bërë një kërkesë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kemi kërkuar që dy të dyshuarit Christodolu dhe Arnold të merren në pyetje për llogari të drejtësisë shqiptare. Për këtë kërkesë ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe po presim deri nga mesi i muajt korrik dhe nëse nuk sillen, do të dorëzohet dosja në gjykatë me tre të pandehur, Braun, Christodolu dhe Arnold",-thanë burimet nga grupi hetimor.

Mësohet se prokuroria e kryeqytetit, pas hetimeve, ka siguruar prova që vërtetojnë se ish-administratori i qendrës së bamirësisë "His Children", shtetasi anglez David Braun, 56-vjeç, ka konsumuar veprën penale të "kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me të mitur". Ndërsa, për të pandehurin shqiptar në këtë dosje, ish-kuzhinierin e qendrës së bamirësisë, Janaq Papleka, është konkluduar se ka konsumuar veprat penale të "fshehjes së zbulimit të së vërtetës" dhe "moskallëzim krimi".

Kanë qenë 4-fëmijët e abuzuar që para hetuesve kanë drejtuar gishtin edhe ndaj dy të kërkuarve, përveç ndaj ish-administratorit të kësaj qendre, Braun, të njohur ndryshe nga fëmijët endacakë me epitetin "Babai”.

Përveç provave të dëshmive të fëmijëve, prokuroria mësohet të ketë marrë si provë të rëndësishme edhe deklarimin e të pandehurit Janaq Papleka, i cili ka pohuar para hetuesve se "në Qendrën e Bamirësisë "His Children" abuzohej me fëmijët endacakë",-thuhet nga prokuroria.

Sipas akuzës, arrestimi i shtetasit anglez, David Braun, u bë më 18-maj të vitit 2006, pas kallëzimit të disa të miturve endacak, të cilët akuzonin ish-administratorin e qendrës së bamirësisë "His Children" se abuzonte seksualisht me ta. Ndërkohë, vetëm dy ditë pas arrestimit të Braun, policia shqiptare arrestoi edhe kuzhinierin e kësaj qendre, shtetasin Janaq Papleka duke akuzuar për "mos kallëzim krimi", pasi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se në qendrën "His Chidren" abuzohej me fëmijët. Nuk kanë mjaftuar vetëm këto dy arrestime, pasi autoritete shqiptare kanë shpallur në kërkim edhe dy shtetasit e tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold, të cilët kanë qenë punonjës të kësaj qendre për disa muaj në Shqipëri.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML