Wed, 23 Jul 2008 23:23:13
    

Lexoni versionin Print

Pezullohet një polic, për ushtrim dhune

12 maj, ora 21:38- Ka tejkaluar në ushtrimin e dhunës punonjësi i policisë në Gjirokastër, për këtë arsye është pezulluar nga puna.

Mon, 12 May 2008 21:38:00

 

GJIROKASTËR- Ka tejkaluar në ushtrimin e dhunës punonjësi i policisë në Gjirokastër, për këtë arsye është pezulluar nga puna. Emri i tij nuk bëhet ende i ditur për arsye se s'ka përfunduar hetimi ndaj tij. Pezullimi ka ardhur si pasojë e filmimeve të publikuara nga mediat vizive. Pasi është zhvilluar ndeshja e futbollit Delvinë-Sarandë, në të cilën është ushtruar shumë dhunë, policia ka marrë menjëherë masat. Në fakt policia e Gjirkastrës ka bërë një deklaratë për shtyp ku ka pranuar se edhe nga policia është ushtruar dhunë. Në deklaratën për shtyp thuhet se verifikimi i dhunës së ushtruar nga policia në këtë aktivitet sportiv, ka nisur menjëherë pas përfundimit të tij nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për secilin punonjës. Vetëm pas verifikimeve të plota të SHKB-së do të konkludohet më tej.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • geri: - 05-13-08
    jo dhune ne qytetare te pafajshem

    Jam nje emigrant ne Gjermani.edhe me vjen keq kur ndegjoj keto gjera te tilla,por si te gjithe shqiptaret jemi mesuar edhe ne.desha te them se Shqiperia nuk mund te futet kurre ne Europe keshtu,Europa do reforma ne te gjitha anet, per kete arsyje jemi shteti me i prapambetur ne Ballkan.edhe gjithashtu ne Europe. por kush e ka fajin? qeveria qeveria edhe qeveria ne nje qeveri korrupsione prej 55 vjetesh cfar te presim ne tani? gjynaf per popullin zoti i vrafte qeveritaret zoti i denofte edhe ne vdekje ,jemi njerez si te gjethe cfar faji ka populli qe ata hane hane leket e popullit. por zoti do i denoje nje dite

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML