Wed, 23 Jul 2008 23:23:06
    

Lexoni versionin Print

Berisha: "Kemi rënë dakord, me Ramën, për heqjen e imunitetit"

12 maj, ora 17:10-Duhet të shembet 'muri' i imunitetit, janë të dy dakord, krerët e partive më të mëdha në vend

Shekulli Online
Mon, 12 May 2008 17:10:00

 

Duhet të shembet 'muri' i imunitetit, janë të dy dakord, krerët e partive më të mëdha në vend. Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha se 'në dy deklarata publike që ka bërë me Ramën, është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit'. Ai e ka quajtur heqjen i imunitetit një nga zhvillimet më madhore dhe më të rëndësishme të 17 viteve të fundit. Ai ka vlerësuar edhe faktin që opozita është dakord më këtë çështje. "Kjo ujdi, ky konsensus përbën të dytin zhvillim madhor, pas ujdisë për sistemin e ri elektoral. E konsideroj këtë dëshmi të një maturimi real të sistemit tonë demokratik, dëshmi të një besimi tek sistemi ynë demokratik. Është një dëshmi e një vullneti të qartë publik për të vendosur para ligjit barazinë mes kryeministrit, ministrit dhe deputetit me qytetarin shqiptar"- u shpreh Berisha.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • beku: - 05-13-08
    demi kapet prej briresh dhe jo nga koqet o Berisha

    te hiqen gradat ,te hiqet imuniteti,te hiqet kjo e ajo se keto e kane fajin, si ne kohen e Enverit dhe tani. Kerkoheni te vetja tuaj korrupsionin dhe kur ju i hiqni imunitetin gjykatesve e prokurorvejeni ju qe i beni presion dhe impononi zgjidhjen tuaj,po kete e kerkoni vetem per te goditur ate qe ju deshironi.

  • GJERGJI KAJANA: - 05-13-08
    NJE LIDHJE E VJETER

    NUK DUHET HARRUAR NJE LIDHJE E NGUSHTE QE EKZISTON ME S BERISHES DHE NJEREZVE TE TIJ TE AFERT E IMUNITETEVE TE HEQURA OSE NE PRAG TE DISKUTIMIT(MINISTRI I MBROJTJES SE GERDECIT). TE PAKTEN KJO TE BEN TE MENDOSH SE KETA POLITIKANE JANE GJITHMONE NE LOJEN E FIJES SE PERIT TE HENDEKUT ZBATIM/MOSZBATIM I LIGJIT DHE DUHET TE NA BEJE TE MENDOJME SE QEVERISEMI NGA NJEREZ TE DISKUTUESHEM TE PAKTEN NE PLANIN MORAL. JU FALEMINDERIT.

  • A.Goxhaj: - 05-13-08
    RAME DAKORT, NUK DO TE THOTE U HOQ IMUNITETI.

    Mos u mashtroni nga fjalet dhelperake qe lexoni.Jane 17 vjet qe valla, paskan rene dakort,(nje kembane degjiohet,
    tjetra hesht), deri sa te kryhet ky veprim, te vuloset,prokllamohet qe: u hoq imuniteti, vetem djalli e di sa uje do rjedhe.Mos u beni naive, ala
    nuk i mesuat intrigat e qelbopolitikaneve tane? jane 75 vite mashtrimesh.Hiq ata njeres te paket me nder dhe karakter, nga nje turme ajdutesh dhe hipokritesh, s'ka si te dalin qeveritare me karakter.E verteton kaosi yne kombetar.Gerdecet, shumica e tyre, nen rogos disa
    shperthejne.Pasurite e pista te tyre.A.Goxhaj.

  • aire: - 05-12-08
    shyqyr

    po shyqyr ore.... tani mori fund korrupsioni.......kaq e pati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML