Korrupsioni 13% më i lartë se në vitin 2006
Shoqata IDRA ka nxjerrë sot të dhënat për korrupsionin në vitin 2008 pas bërjes së një sondazhi në 1176 qytetarë mbi 18 vjeç dhe 568 punonjës të sektorit publik.
Nga ky sondazh rezultoi se në vitin 2008, korrupsioni është 13% më i lartë krahasuar me vitin 2006. Më të korruptuar janë doganierët, mjekët, punonjësit e taksave, deputetët dhe ministrat, të cilët krahasuar me vitin 2006, janë shumë më të korruptuar. Ndërsa më pak të prekur nga korrupsioni janë drejtuesit fetar, ushtarakët, media, presidenti, mësuesit dhe drejtuesit e OJF-ve.
Ryshfeti më i përhapur ishte në mjekësi por edhe në polici.
Sipas ambasadorit amerikan në Shqipëri, John Whithers korrupsionin e ka dënuar vetëm media pasi organet e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë për të dënuar të korruptuarit.
Whithers ka prezantuar të dhënat e sondazhit dhe fakte rreth korrupsionit në Shqipëri. Ai dha disa zgjidhje se si duhet luftuar korrupsioni ndërkohë që dënoi elitën politike që nuk bën asgjë në këtë aspekt. Po ashtu Whithers i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit sepse vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë