Neue Zuercher Zeitung: Thaçi është një humbës që po bëhet skifter

Gazeta zvicerane Neue Zuercher Zeitung, e ka portretizuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një humbës, i cili tashmë po tenton të bëhet skifter, duke vendosur në agjendë idenë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pas goditjes së madhe që mori nga Gjermania

Erjon Dervishi

Gazeta zvicerane e njohur për qëndrimet e saj ndaj situatës ndërkombëtare thekon edhe faktin se faktori politik në Kosovë e rajon, është kundër për idenë e tij të korrigjimit të kufijve. Si humbës, gazeta zvicerane e ka cilësuar edhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, i cili ishte bashkë me Thaçin në idenë e prekjes së kufijve.

Shkrimi i plotë i Neue Zuercher Zeitung

Si ish-udhëheqës gueriljesh, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e njeh mirë taktikën e gjilpërave. Javën e fundit ai goditi dy herë. Së pari, tha se Beogradi duhet ta harrojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Asociacioni i komunave me popullsi serbe është pranuar në një marrëveshje nën mbikëqyrjen e Brukselit në vitin 2013. Ajo do shërbente për të hapur derën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Pak më vonë pasoi goditja e dytë e Thaçit: Në Krumë, një qytet në veri të Shqipërisë, ai bëri thirrje përpara audiencës që duartrokiste: Miq, së shpejti do të jetojmë në një shtet të përbërë nga Kosova dhe Shqipëria! Më vonë sqaroi se përballë dështimit të integrimit në BE, bashkimi i dy vendeve është një reagim i natyrshëm. Kë dëshiron të provokojë Thaçi me këtë? Jo serbët, të paktën jo ata në radhë të parë. Presidenti Vuçiç e ka komentuar deklaratën e Thaçit në mënyrë të rezervuar. Serbia do të dijë të reagojë, tha ai pa qartësuar gjë. Sipas leximit serb, Kosova është territori i saj dhe Deklarata e Pavarësisë e vitit 2008 është e pavlefshme. Ky provokim nuk i drejtohet Beogradit, por Brukselit dhe Berlinit.

Një sugjerim për të prekurit

Thaçi po e kundërshton marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe po e vendos Shqipërinë e Madhe si projekt në agjendë. Asosacioni i Komunave Serbe ishte thelbi i një autonomie të zgjeruar për serbët e Kosovës, të cilët do i nënshtroheshin juridiksionit kosovar. Por ky asosacion mbeti për shumë vite një letër e vdekur. Gjykata Supreme e Kosovës e shpalli atë pjesërisht jo kushtetues dhe u konsiderua publikisht si ‘Kali i Trojës’ i Beogradit, i cili do të vazhdonte të ndërhynte. Pra, pesë vite kaluan dhe as Brukseli dhe as Berlini nuk e morën seriozisht zbatimin e marrëveshjes. Pastaj erdhi një propozim i ri dhe për herë të parë erdhi nga kosovarët dhe serbët e prekur. Të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç, nisën të flasin për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë në verën e vitit 2018. Përgjatë kufirit serbo-kosovar, pesë komunitete të populluara nga serbët do i bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa tre komunitete me shumicë shqiptare do i jepeshin Kosovës. Çështja vendimtare ishte se si do bëhej një shkëmbim i tillë. Me një vendim të presidentit? Apo do legjitimohej nga një sondazh i të prekurve? Dhe, kush do llogaritej si i prekur nga kjo histori: vetëm komunat në fjalë apo edhe qytetarët e Serbisë dhe Kosovës në total? Por këto pyetje nuk u bënë. Në vend të kësaj u krijua një stuhi e vogël dhe ekspertët e Ballkanit filluan të përsërisnin fjalitë tipike të viteve ’90: Së pari, kufijtë në Ballkan nuk duhet të ndryshohen, së dyti, teoria domino vlen: kur një kufi ndryshohet, askush nuk është i sigurt. Së treti, pavarësia e Kosovës nuk ishte një ndryshim i kufijve, por një rast i veçantë pa precedent. Pas një hezitimi të shkurtër, diplomacia gjermane u shkund dhe deklaroi se shkëmbimi i territoreve është një tabu. “Ne duhet ta përsërisim pa pushim,” tha kancelarja Merkel në gusht të vitit 2018, “ka përpjekje për të folur për kufijtë. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë”. Në vend që të përcaktohen rregullat e reja për kërkimin e një kompromisi, zgjidhja më e mirë paraqitet në Berlin. Megjithatë askush nuk e di se si duket ajo. Një gjë është e qartë: As Aosiacioni i Komunave me shumicë serbe dhe as shkëmbimi i territoreve nuk janë në tavolinë.

Humbësit bëhen fajkonj

Nuk është befasi që Thaçi ka nxjerrë nga mënga kartën e vjetër të Shqipërisë së Madhe. Me përpjekjen për një zgjidhje territoriale më Vuçiç, ai ka marrë përsipër një rrezik të madh. Refuzimi në Berlin dhe mbështetja e vakët nga Brukseli, por edhe rezistenca e Kishës Ortodokse Serbe dhe shumë prej kundërshtarëve të tij të brendshëm, e kanë bërë atë të duket si humbës. Nga ana tjetër, një gjë mund ta ndihmojë në këtë situatë: që pëllumbi të bëhet fajkua. Ose më mirë akoma, një shqiponjë me dy krena që ngrihet nga Fusha e Kosovës dhe fluturon mbi brigjet e Adriatikut. Ky nuk është një zhvillim i mirë. Ai vjen për shkak të paqëndrueshmërisë së menaxherëve të konfliktit në Perëndim. Por a është ky një rrezik real? Kjo varet shumë nga integrimi evropian në Ballkanin Perëndimor, nëse ai do të vazhdojë në të ardhmen. Nëse është kështu, BE mund të imponojë rregulla të detyrueshme si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin për të bashkëpunuar për çështjet e kufijve. Kur është fjala për dhënien e pëlqimit jo vetëm të atyre që preken direkt, por edhe të shteteve në tërësi, kufijtë e Maqedonisë Veriore dhe Bosnje-Hercegovinës janë të sigurta. Por nëse procesi i integrimit ndalon, nuk do jenë traktatet e BE që i bëjnë kufijtë ekzistues të diskutueshëm. Këtë do e bënte nacionalizmi etnik. Si një ‘reagim natyror’ ndaj mungesës së interesit të Evropës, për ta thënë me fjalët e Thaçit.

Ballkani Perëndimor diskuton për armët

Mbledhja e Parë Koordinuese për udhërrëfyesin për një zgjidhje të qëndrueshme për posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të lehta (SALË) dhe municionin e tyre në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024 (Udhërrëfyesi) u zhvillua më 28 maj 2019 në Sarajevë, dhe Hercegovinës. Pas Takimeve Koordinuese Lokale që u zhvilluan në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë, mbi 90 pjesëmarrës, përfaqësues të Komisioneve të AVL në Ballkanin Perëndimor, organizatat ndërkombëtare të angazhuara në kontrollin e armëve në rajon dhe donatorë, Sarajevë për Takimin e Parë Koordinues Rajonal të Udhërrëfyesit theksuan rëndësinë e këtij procesi, për të eliminuar trafikimin e armëve. Pjesëmarrësit përfshinin autoritetet nga Ballkani Perëndimor; përfaqësues nga Gjermania, Franca, Bashkimi Evropian, Suedia, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar; përfaqësues nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare përfshirë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), EUROPOL, EMPACT, Anketa e Armëve, Shërbimi Informativ Ballistik Kombëtar (NABIS), Forca e Bashkimit Evropian (EUFOR), ITF për Rritjen e Sigurisë Njerëzore (ITF) dhe Qendra Rajonale e Ndihmës për Kontrollin dhe Kontrollin e Armëve Rajonale (RACVIAC). Lars-Gunnar Wigemark, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovine dhe Përfaqësuesi Special në BiH, tha se: “Udhërrëfyesi është rezultat i përpjekjeve afatgjata dhe të vazhdueshme të rajonit. Çështjet e sigurisë janë thelbi i procesit të pranimit në BE dhe vetëm përmes një zgjidhje sistematike të qëndrueshme mund të kundërveprojmë kërcënimet nga trafikimi i paligjshëm të armëve”. Marcus Bleinroth, Drejtor i Divizionit, Kontrolli i Armëve Konvencionale, Zyra e Jashtme Federale, Gjermani. “Dua të përgëzoj rajonin për atë që ka arritur me miratimin e Udhërrëfyesit. Ju keni zhvilluar qëllime shumë të qarta me afate konkrete dhe 14 tregues kryesorë të performancës (KPIs) në udhërrëfyes, dhe ky është një shembull unik, të cilin Gjermania e mbështet plotësisht”.

SHBA nuk vendos vija të kuqe në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një afat të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do të dëshironin një rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve. Në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk vendosin vija të kuqe në procesin e bisedimeve, por kjo nuk nënkupton se të gjithë mundësitë janë të hapura.

Zoti Palmer, a prisni që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre në Shtëpinë e Bardhë këtë vit?

Ne nuk po kërkojmë ndonjë kuadër kohor të caktuar. Ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne duam të shohim që dialogu për arritjen e këtij synimi të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në kohë. Në se kjo do të ndodh apo jo deri në fund të vitit, nuk jam në gjendje ta parashikoj.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj ju pyeta, a besoni se ajo do të ndodh këtë vit?

Në këtë moment jam më i interesuar që palët të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve, të rifillojnë dialogun, të përparojnë hap pas hapi drejt një marrëveshjeje. Nuk mendojmë se vendosja e një kufiri artificial kohor nuk do të ndihmonte arritjen e një marrëveshjeje apo të lehtësonte procesin. Por, duam që palët të rifillojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur dhe urgjentisht.

Presidenti Vuçiç foli në parlament për një kompromis për çështjen e Kosovës dhe paralajmëroi se mund të ketë sulme nga shqiptarët nëse nuk arrihet një kompromis. A e shikoni këtë si një sinjal se ai është më i gatshëm të arrijë një kompromis nga sa çka qenë më parë?

Mendoj se presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se është i përgatitur të kthehet tek negociatat kur tarifat të hiqen dhe të punojë me Kosovën drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ne besojmë se ai është i sinqertë për këtë, ne besojmë se pala e Kosovës është gjithashtu e sinqertë në dëshirën për të siguruar marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por këto janë çështje të ndërlikuara. Ato janë të ndërlikuara politikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht. Pra do të duhet kohë për t’i zgjidhur. Hapi i parë sigurisht është që palët të ulen përsëri në bisedime për negociata dhe të ecin në drejtimin e duhur.

Përse besoni se Vuçiç do ta arrijë këtë. Ai ka qenë në pushtet për shtatë vjet dhe asgjë s’ka ndryshuar?

Ne besojmë se presidenti Vuçiç është i vendosur për një të ardhme evropiane për Serbinë dhe besoj se ka një kuptim të qartë tek të gjithë që janë të përfshirë në këtë proces se e ardhmja evropiane si për Serbinë edhe për Kosovën, do të kërkonte një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Pra shpresa jonë është që palët të takohen, të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë atë dhe të hapin një rrugë të qartë evropiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Beogradi nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve para se Prishtina të heq tarifat. Prishtina e refuzon një gjë të tillë edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë bërë thirrje disa herë për ta bërë një gjë të tillë. Edhe ju e keni kërkuar këtë. Presidenti Vuçiç tha javën e kaluar se Prishtina do të heq tarifat kur “mentorët e saj perëndimorë të vendosin një gjë të tillë”. Cili është komenti juaj?

Mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia, udhëheqja politike në Beograd të pranojë se Kosova ka agjenci të pavarura. Kosova nuk është thjesht një instrument i Shteteve të Bashkuara. Kosova është një vend i pavarur, një shoqëri e pavarur që ka politikat e veta dhe këto politika duhet të zbatohen. Çështja e negociatave, çështja e tarifave është çështje e ngarkuar politikisht në kontekstin e politikës në Kosovë. Ne do të mbështesnim pezullimin apo heqjen e tarifave si një mjet për t’u kthyer në dialog. Ne mendojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm përpara. Por, gjithashtu mendojmë se është e rëndësishme që vetë palët të gjejnë një rrugë për të manovruar sfidat në të dyja anët për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, për të gjetur një rrugë përpara për të arritur një zgjidhje të negociuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet