Nesër zbulohet plani i ri, politikanët e Ballkanit Perëndimor në tryezat e BE-së

Dhjetëra vende të BE-së po ndërmarrin nisma të reja për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me bllokun, thotë një dokument i siguruar nga “Reuters”.  Një prej pikave të nismës është pjesëmarrja e politikanëve të vendeve të rajonit në takime e BE-së, një përpjekje kjo që ka si synim përmirësimin e imazhit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Pas viteve neglizhencë, ndikimi rus dhe ai kinez në 6 vendet e Ballkanit perëndimor është rritur. Kësisoj Komisioni Evropian do të zbulojë të martën një plan që parashtron se si Serbia dhe Mali i zi mund jenë vendet e para të rajonit që do t’i bashkohen BE-së deri në 2025-n.

Tanimë, 12 vende të BE-së, përkatësisht Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia, dëshirojnë të shkojnë më tej dhe kanë propozuar një samit vjetor të BE-së me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbisë, shkruan “Reuters”.

Në propozimin e tyre me 12 pika, dorëzuar në Komisionin Evropian në fund të janarit, vendet e BE-së kërkojnë gjithashtu lejimin e ministrave të qeverive të Ballkanit të marrin pjesë në takimet kryesore të BE-së, ku diskutohet mbi mjedisin, shëndetësinë, transportin dhe politikën e jashtme.

Një praktikë e tillë do të shkonte përtej takimeve “ad-hoc” dhe mëngjeseve ministrore që BE ofron për partnerët e saj jo anëtarë. “Këto masa me kosto zero do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm politik dhe do të jenë në dobi të përmirësimit të imazhit të BE-së në rajon” , tha propozuesi, duke u bërë thirrje zyrtarëve të BE-së të vizitojnë rregullisht Ballkanin.

Një tjetër pikë me rëndësi është përfundimi i tarifave roaming për telefoninë e lëvizshme për qytetarët Ballkanas jashtë BE-së.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet